• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Itali, trafik droge me “Kinder Surprise”, 4 shqiptarë në pranga

by
22/07/2015 10:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia italiane ka vënë në pranga 4 shtetas shqiptarë dhe një maroken për trafik droge. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave, të arrestuarit kryenin trafik droge me anë të vezëve plastike me çokollatë brenda të ashtuquajtura “Kinder Surprise”.

Në prangat e policisë kanë rënë Amarildo Leska 29 vjeç, Agron Tocka 37, Erando Çela 28, Artan Quamili 49 dhe marokeni, Anis Lafsahi 25, ndërsa Fatmir Leskaj, 23 vjeç, është në kërkim.

Të arrestuarit në Aquila, sipas të dhënave të publikuara nga hetuesit italianë bënin trafik droge, duke e fshehur atë brenda “Kinder Surprise”.

Pjesë e hetimeve janë dhe Albert Misiraj, Gentian Skenduli, Khalid Lafsahi, Massimiliano Visco, Laurentino Oddis dhe Yassir Edouar. Këta persona bënin shkëmbim lënde narkotike të llojit marijuanë dhe drogë të llojit kokainë, duke e fshehur atë në vezët plastike.

Ata i dërgonin fillimisht vezët në një dyqan në Romë dhe më pas droga u shpërndahej klientëve të ndryshëm në Aquila.

Sipas policisë italiane, kreu i grupit është Amarildo Leksaj, i cili gjatë operacionit të policisë u përpoq të arratisej i veshur vetëm me mbathje dhe pa këpucë. Ai u kap pas një vrapi 3 km.

Nga përgjimet rezulton se personat e përfshirë në këtë trafik përdornin kode me emra të çuditshëm për të identifikuar drogën. Njëherë quhej “djali i vogël, apo “mishi i shtëpisë”, ndërsa për të identifikuar hashashin ata përdornin emërimin “vajza”. Madje në një mesazh shkruhet: “Më duhen 5 vajza”.

Next Post

Enca një police superseksi (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com