Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar në Via Monti të Brescias, pasi në banesën e tij janë gjetur rreth 20 kg drogë. Më konkretisht u sekuestruan 5 kg kokainë dhe 15 kg kanabis, me vlerë që kap shifrën e rreht 1 mln eurove.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije nga media italiane u arrestua së bashku me të dashurën e tij rumune.
Policia thotë se shqiptari ishte furnizues i madh droge në lokalet dhe sheshet e qytetit./java/a.k