• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Itali, shqiptari i dyshuar për trafik prostitucioni arratiset nga spitali

by
17/08/2015 17:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 29-vjeçar shqiptar, i cili u qëllua me armë zjarri në Giussano të Italisë më 15 gusht 2015, është arratisur nga spitali ku ishte shtruar për të marrë mjekim për plagën në këmbë.Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave 29-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte precedent për shfrytëzim prostitucioni.

Sipas mediave italiane, në momentin që 29-vjeçari u qëllua ishte së bashku me dy shqiptarë të tjerë, të dashurën 26 vjeç, dhe një person i tretë i paidentifikuar në një makinë të tipit Opel.

Pasi u qëlluan ata arritën u drejtuan me një shpejtësi marramendëse në spitalin Bassini, kur pak pas orës 23:30 të asaj nate shoferi u shtrua në spital për të shëruar plagën në kofshë, të shkaktuar nga një prej plumbave.

Për ta shoqëruar ishte dhe partnerja e tij, ndërsa kanë humbur gjurmët e personit të tretë.

Sipas autoriteteve italiane, edhe pse rasti mbetet një mister, është e qartë që i plagosuri është pjesë e botës së krimit, veçanërisht i lidhur me trafikun e prostitucionit në Comasco dhe ndoshta edhe në veri të Milanos.

29-vjeçari shqiptar është një personazh i njohur për policinë për veprat penale të tij. Karabinierët dyshojnë se edhe e dashura e tij është prostitutë. Megjithatë, agjentët e Cinisello-s, që janë ngarkuar me hetimin e kësaj ngjarjeje, nuk kanë dhënë detaje të tjera.

Sipas hetimeve, personat të cilët qëlluan kishin si qëllim t’i vrisnin. Makina me të cilën udhëtonin shqiptarët kishte katër të shtëna.

Shqiptari, pasi mori veten, u transferua në spitalin e Sesto San Giovanni dhe gjatë natës duhet të operohej për plagën e marrë. Por në fakt ai u arratis. Përderisa ishte viktima e ngjarjes nuk kishte pse të arratisej, ngrenë pikëpyetjen karabinierët. Mendohet se e dashura e tij ka prerë biletat e avionit për të fluturuar drejt Shqipërisë një ditë më parë. Pra nuk përjashtohet idea se janë larguar nga Italia.

Next Post

Galeri/ Foto të rralla: Si ishte Shqipëria dikur!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-zyrtari i lartë i Berishës: Anëtarët e SPAK i kanë punësuar familjarët në vende me lekë

Ish-zyrtari i lartë i Berishës: Anëtarët e SPAK i kanë punësuar familjarët në vende me lekë

April 27, 2026
Ralf Gjoni: Jam shokuar kur kam parë foton e Metës. A do trajtohen njësoj edhe zyrtarë të tjerë?

Ralf Gjoni: Jam shokuar kur kam parë foton e Metës. A do trajtohen njësoj edhe zyrtarë të tjerë?

April 27, 2026
Drejtësi në akuarium: nga Nurenberg te gjyqet në Tiranë

Drejtësi në akuarium: nga Nurenberg te gjyqet në Tiranë

April 27, 2026
Një W (dabëllju) e humbur në raportimin mediatik

“Dumani dhe Dado mashtrojnë pa pikën e turpit”, Yzeiri: Gjyqet duhet të jenë live, ndryshe janë të pavlefshme

April 27, 2026
“Je më e rrezikshme, pse nuk hyn në kafaz ti?”, Haxhiu sherr me Kryemadhin për mbajtjen e Metës në burg

“Je më e rrezikshme, pse nuk hyn në kafaz ti?”, Haxhiu sherr me Kryemadhin për mbajtjen e Metës në burg

April 27, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pamja e Ilir Metës si simbol ndëshkimi: kur arresti me burg perceptohet si dënim, jo hetim

April 27, 2026
“Meta ka pamjen e të burgosurit politik”/ Kryemadhi: Edhe opozitarizmi është biznes, janë më të pasurit!

“Meta ka pamjen e të burgosurit politik”/ Kryemadhi: Edhe opozitarizmi është biznes, janë më të pasurit!

April 27, 2026
Çfarë tregon raporti i DASH për ambasadorin e ri të emëruar në Shqipëri

Çfarë tregon raporti i DASH për ambasadorin e ri të emëruar në Shqipëri

April 27, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Krimi do përballje, jo tërheqje

April 27, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Meta po gjykohet në kafaz, shpërthen avokati: Institucionet e drejtësisë së re, terroriste!

April 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In