• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Itali/ Shpërthen Berlusconi: Të përzëmë ‘5 Yjet’, qeverisim me të majtën!

by Java News
14/03/2018 22:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Itali vazhdojnë ende dilemat se cilat do të jenë forcat që do të qeverisin vendin, pa zgjedhjeve parlamentare që nxorrën si focë të parë 5 Yjet, por si koalicion kryesues të djathtën, me në krye Legën dhe jo Forza Italian e Silvio Berlusconit.

Ky i fundit sot është shprehur agresiv ndaj 5 Yjeve të Luigi Di Maios dhe Beppe Grillos, duke bërë thirrje për një qeveri mes të majtës dhe të djathtës, duke e dëbuar kështu forcën e parë në vend. Berlusconi tha se duhet një qeveri me mbështetjen e jashtme të Pd-së “mbi vendimet e ndryshme, të cilat mund të pranohen plotësisht ose të amendohen”, pa një aleancë organike, dhe me kontributin e sa më shumë deputetëve të jetë e mundur duke ia rrëmbyer 5 Yjeve.

Është ky qëllimi i Silvio Berlusconit dhe ka qenë ai vetë që ia ka ilustruar deputetëve dhe senatorëve të partisë së tij në Romë.

Pikërisht në momentin ku Matteo Salvini i Legës ia kishte mbyllur derën Pd-së (“Kurrë një qeveri me ta, është e vetmja gjë që përjashtoj”), por duke ia lënë të hapur 5 Yjeve në kuadër të një konvertimi të mundshëm të programeve, lideri i Forza Italia të njëjtën derë e hap por për të “përzënë” Di Maion dhe të tijtë.

Por sipas Berlusconit, deputetët e tjerë të 5 Yjeve duhen marrë te qendra e djathtë përmes fushatës “bëni një shok te 5 Yjet”, të cilën ia sugjeroi pikërisht në këtë formë deputetëve të partisë së tij: “Duhet t’i bindni të largohen nga lëvizja e tyre dhe të mbështesin qeverinë tonë”.

Një plan i cili duket disi larg mundësive reale për t’u konkretizuar, por të cilin Berlusconi e sheh si efikas për t’i dhënë një qeveri vendit dhe për ta rivendosur Forza Italian në qendër të skenës. Lidhur me aleatët e tij Berlusconi shpjegoi se “për momentin Meloni dhe Salvini nuk janë dakord për një qeverisje me Pd-në, por unë do përpiqem t’i bind. Sigurisht duhet kohë, por mendoj se mund t’ia dalim. E rëndësishme është të shmangim zgjedhjet, të cilat nuk i duhen Italisë. Dhe është e drejtë, që qendra e djathtë që i fitoi zgjedhjet, të përpiqet të qeverise”.

 

Next Post
Vendimi i përjashtimit/ LIBRA e akuzon Hafizin për shkelje penale

Ikën Blushi, Mimoza Hafizi rikthehet për të marrë drejtimin e LIBRA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Kolumbi, rrëshqitja e dheut në një minierë ari u merr jetën 14 personave

Tragjedi në Kolumbi, rrëshqitja e dheut në një minierë ari u merr jetën 14 personave

October 20, 2026
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes takohet fshehurazi me Netanyahun, çfarë biseduan?

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes takohet fshehurazi me Netanyahun, çfarë biseduan?

October 20, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

“Ulje moshe për dënimin penal”, Rama: Gjykata i ka cilësuar të ligjshme arrestimet e protestuesve

October 20, 2026
A do të ndahet Alberta nga Kanadaja? Cilat janë rezultatet e para

A do të ndahet Alberta nga Kanadaja? Cilat janë rezultatet e para

October 20, 2026
“Ofruam garanci, por Opozita mungoi disa muaj”- Mazniku për Territorialen: Reforma 2.0 ishte pjesë e programit  të PS-së! I dhamë një seri shansesh PD-së

Protestat, Mazniku: Zgjidhja bëhet vetëm me mjete politike dhe Kushtetutë

October 20, 2026
Rama porosi mësuesve: Shkruani ditarin e protestave, dokumentoni çfarë ndodhi

Rama porosi mësuesve: Shkruani ditarin e protestave, dokumentoni çfarë ndodhi

October 20, 2026
Dhunë ndaj protestuesve? Rama: Rreth 200 policë të plagosur, 80 protestues të lënduar. Kjo është luftë hibride

Dhunë ndaj protestuesve? Rama: Rreth 200 policë të plagosur, 80 protestues të lënduar. Kjo është luftë hibride

October 20, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e martë 20 tetor 2026

October 20, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika

October 20, 2026
Video/ Molotovët e protestuesve djegin policin (pamje të rënda)

Ish-ministri i Rendit: Dhuna nuk u krijua nga policia, por nga të rinjtë që kanë vënë zjarrin

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com