Mesa duket një sherr mes të rinjve në Milano nuk ka përfunduar mirë për një 21 vjeçar shqiptar. I riu është plagosur me armë zjarri jashtë një klubi në Bollate të Milanos në Itali.
Por fatkeqësia për të riun është se plumbin e ka marrë në fytyrë… I ka kaluar nga faqja në faqe dhe e gjithë goja e tij është shkatërruar.
Fatmirësisht për të jeta do të vijojë pasi plagosja nuk ka qenë vdekje prurëse, por dëmi mund të jetë i pariparueshëm.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, por ende nuk të dhëna rreth shkakut e as autorit./java/a.k