Partia Demokratike e kryeministrit italian Matteo Renzi po siguron një fitore 5 me 2 në zgjedhjet rajonale të zhvilluara të dielën, teksa numërimi i votave po shkon drejt fundit
Qendra e majtë e kryesuar nga PD e Renzit ka marrë rajonet e Puglia, Toscana, Marche, Campania, Umbria.
Ndërsa qendra e djathtë deri në këto momente ka siguruar fitoren në rajonet e Liguria dhe Veneto.
Por pavarësisht se ka siguruar fitoren në 5 rajone, PD e Renzit ka mbetur e pakënaqur nga rezultati i ngushtë. Ndërkohë në të njëjtën kohë po vijon edhe sot votimi në Siçili.
Po ditën e djeshme u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme për 742 komuna, një pjesë e mirë e të cilave shkon në balotazh.
Lidhur me rezultatin e ngushtë në disa prej rajoneve dhe komunave, por edhe humbja në Liguria për PD-në e Renzit, nga përfaqësues të kësaj partia nuk është cilësuar si një test për qeverisjen duke mos qenë zgjedhje Parlamentare.










