• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Itali, prishen përgjimet, 47 bosë të mafias drejt lirisë

by Java News
15/11/2016 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Blloqet magnetike që përmbanin përgjimet në kuadër të hetimeve ndaj klaneve të Kamorrës napoletane janë amortizuar dhe për pasojë rreth 47 të pandehur në procese të ndryshme mund të rifitojnë lirinë. Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave mes personave që do të “përfitojnë” janë bosë të njohur të klaneve kriminale, si Nuvoletta dhe Abbinate, si dhe vrasësi i një gazetari.

Në të tilla rrethana prokuroria e qytetit jugor të Italisë e ka vlerësuar si të pavend vazhdimin e procesit dhe ka lënë të hapur rrugën e lirimit. Ngjarja është e lidhur me përkeqësimin fizik të blloqeve magnetike që përmbajnë përgjimet e bëra rreth 15 vjet më parë në kuadër të një hetimi për një trafik ndërkombëtar droge.

Kërkesa për lirimin është bërë nga një prokuror gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën e Napolit. “Në thelb, do të ishte e pamundur të hidhje në një dokument të shkruar provat që çuan në arrestimin e 47 të pandehurve në vitin 2002, pasi përmbajtja e tyre ka dalë jashtë përdorimit”, ka deklaruar prokurori. Një vendim ky që mund të hedhë poshtë vite të tëra punë hetimore dhe gjyqësore.

ma.me

Next Post
Raqqa, forcat franceze godasin makinën  me eksplozivë që shkonte drejt tyre (VIDEO)

Raqqa, forcat franceze godasin makinën me eksplozivë që shkonte drejt tyre (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com