Një ngjarje që mund të përfundonte në një tragjedi për një familje shqiptare ka ndodhur ditën djeshme në Itali.
Mediat italiane bëjnë me dije se një familje shqiptare me 6 pjesëtarë është asfiksuar nga mosfunksionimi i sobës së drurit.
Mësohet se brenda në banesë kur ka ndodhur ngjarja kanë qenë burri 44 vjeç, gruaja 38 vjeç dhe katër fëmijë nga mosha 5 deri në 17 vjet.
Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë forcat e policisë dhe zjarrfikëses, ku bën të mundur dërgimin e tyre në spital.
Mësohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur arsyet e mosfunksionim të sobës, çka solli edhe asfiksimin e familjes shqiptare.
Një rast i ngjashëm ndodhi edhe me 9 janar, ku një familje në filipinase në Rimini u asfiksua në banesë./a.m.