Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja për shqiptarin që u vra nga një pensionist në shtëpinë e tij.
“Monza.it” dhe “Milan Today” shkruajnë se pensionisti njihej me shqiptarin, Gjergj Gjoni.
Sipas tyre, Gjergj Gjoni kishte punuar më parë për pensionistin dhe nuk ishte paguar prej tij.
Policia dyshon se shqiptari u vra kur po ngjiste shkallët e shtëpisë.