• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Itali, Panariti: Të rishikohen  kuotat e peshkimit të vitit 2004

by Java News
10/03/2017 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti i shoqëruar edhe nga dy prej sipërmarrësve më të rëndësishëm të industrisë së përpunimit të peshkut, Gjergj Luca dhe Helidon Rruga, filloi bisedimet me përfaqësues të Bashkimit Evropian për të kërkuar rritjen e kuotave të përpunimit të specieve të vogla pelagjike, veçanërisht aciugeve, sardeleve etj, për të plotësuar kapacitetet përpunuese të industrisë shqiptare të përpunimit të peshkut.

Shqiperia ka industrinë më të madhe të përpunimit të peshkut në Evropen Qëndrore dhe Lindore, e cila puneson mijëra punonjës. Për këtë qëllim, Ministri Panariti u takua në Itali me Presidentin e Komisionit të Bujqësisë të Parlamentit Evropian, Paolo de Castro. Ministri Panariti, pasi e njohu De Castro me investimet e mëdha të kryera në zgjerimin e kapaciteteve përpunuese industriale të peshkut në Shqipëri, i kërkoi atij të rinegociohen kuotat e përpunimit të peshkut në Shqipëri, per t’i dyfishuar ato.

Ministri Panariti u shpreh se ka ardhur koha të rishikohen kuotat e negociuara në vitin 2004 dhe të dyfishohen ato në përgjigje të rritjes së madhe të kapaciteteve përpunuese të peshkut.

Kjo, theksoi Panariti, ”do të dyfishonte të ardhurat dhe punesimin në sektor dhe do të nxiste investime të mëtejeshme”. 

Ndërsa De Castro e siguroi ministrin Panariti, për angazhimin e tij të plotë të rinegocimit të kuotave dhe e informoi Ministrin shqiptar të Bujqësisë, për rrugën që duhet ndjekur.

Vitet e fundit, industria e përpunimit të peshkut është zgjeruar me ritme të shpejta duke shfrytëzuar krahun e lirë të punës. Por, kuotat vjetore të eksportit që Bashkimi Europian i lejon Shqipërisë plotësohen brenda pak muajsh. Aktualisht në këtë industri minimalisht mund të jenë të punësuar 5 mijë vetë.

ma.me
Next Post
Dossier/ 7 argumentat e Bashës në gjykatë për t’i falur Greqisë 300 km2 det

Dossier/ 7 argumentat e Bashës në gjykatë për t'i falur Greqisë 300 km2 det

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Probleme me shërbimet e Microsoft në mbarë botën, përfshirë Outlook. Miliona njerëz pa akses në email

Probleme me shërbimet e Microsoft në mbarë botën, përfshirë Outlook. Miliona njerëz pa akses në email

November 12, 2026
Gjatë tremujorit të fundit u dhanë 289 leje ndërtimi, 72% prej tyre në Tiranë. Ja vlera e projekteve ndërtimore..

Tatimi mbi pronat, eksperti: Barra fiskale do t’i shtrenjtojë banesat dhe qiratë

November 12, 2026
Rama publikon momentin krah Macron dhe Zelenskyt, në plan të parë Albin Kurti

Rama publikon momentin krah Macron dhe Zelenskyt, në plan të parë Albin Kurti

November 12, 2026

Arsyet e mjedisit toksik brenda opozitës!

November 12, 2026
“Reuters” zbulon pazaret e naftës venezueliane, veprimet që implikojnë zëvendëspresidentin JD Vance

“Reuters” zbulon pazaret e naftës venezueliane, veprimet që implikojnë zëvendëspresidentin JD Vance

November 12, 2026
Kthupi: Berishës i kanë zënë sheshin, protesta nuk mund të bashkohet me PD

Kthupi: Berishës i kanë zënë sheshin, protesta nuk mund të bashkohet me PD

November 12, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Veliaj, mes fantazmës së Nanos, hetimeve të reja e Strazburgut

November 12, 2026
Studentët e Dhjetorit ’90 dhe protestuesit e Qershorit 2026, të përbashkëta dhe dallime

Sa paguhet “patriotizmi”?

November 12, 2026
Tragjedi në Emiratet e Bashkuara Arabe, 14 të vdekur dhe 30 të plagosur nga përplasja e 23 automjeteve

Tragjedi në Emiratet e Bashkuara Arabe, 14 të vdekur dhe 30 të plagosur nga përplasja e 23 automjeteve

November 12, 2026
Shqipëria kërkon fitoren ndaj Finlandës, zbulohet formacioni i kuqezinjve

Shqipëria kërkon fitoren ndaj Finlandës, zbulohet formacioni i kuqezinjve

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In