Numri i viktimave nga përplasja e djeshme e trenave në Italinë jugore ka arritur në 27 të vdekur derisa ekipet e shpëtimit kanë punuar tërë natën që të nxjerrin trupat e viktimave nga vendi ku ka ndodhur aksidenti.
Prokurorët e kanë nisur hetimin e kësaj ngjarje, ndërsa kryeministri italian, Matteo Renzi është zotuar se shumë shpejtë do të gjendet arsyeja pse dy trena u përplasën kokë më kokë. Disa dhjetëra persona janë lënduar, dhe derisa jo pak prej tyre kanë lëndime të rënda, zyrtarët kanë paralajmëruar se numri i viktimave do të rritej.
ma.me