• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Itali/ Ministeriali me Ballkanin Perëndimor, Meloni: Integrimi i rajonit investim strategjik i vetë Evropës! Xhaçka: I domosdoshëm për sigurinë

by Java News
03/04/2023 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Itali është zhvilluar sot takimi ministerial  për Ballkanin Perëndimor,  hapur në Romë nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar Antonio Tajani dhe ku marrin pjesë ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë, ministri i Jashtëm suedez Billstroem, si President i Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Varhelyi.

Këtij ministeriali i është drejtuar me një mesazh edhe Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e cila ka thënë se një përshpejtim i integrimit të vendit në Bashkimin Evropian do të rriste stabilitetin. Melloni thotë në mesazh se integrimi nuk duhet të ngecë pasi çdo gjë që ndodh përtej në krahun tjetër të Adriatikut, sipas saj reflekton edhe në Bashkimin Evropian.

“Ballkani Perëndimor ka pasur gjithmonë një rëndësi strategjike për Italinë dhe qëllimi i kësaj qeverie është të sjellë më shumë Itali në këtë rajon nga pikëpamja politike, ekonomike dhe kulturore. Gjithcka që ndodh përtej Adriatikut ka në mënyrë të pashmangshme një ndikim të menjëhershëm tek ne dhe për këtë arsye Italia ka një përgjegjësi të madhe ndaj Ballkanit”, ka deklaruar kryeministrja Giorgia Meloni në video-mesazhin e saj

Sipas saj integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor është një investim strategjik në sigurinë e vetë Europës dhe në stabilitetin e zonës, e akoma më shumë në kontekstin aktual ndërkombëtar dhe në dritën e ekspozimit në rritje ndaj kërcënimeve hibride dhe kibernetike”.

“Italia është kontribuuesi i parë evropian për sigurinë e rajonit me misionet KFOR dhe EUFOR Althea dhe synon të vazhdojë në këtë drejtim me vendosmërinë më të madhe. Duhet angazhimi i të gjithëve për të çuar përpara në thelb procesin e pajtimit rajonal dhe për të rritur përpjekjet për të kapërcyer barrierat dhe pengesat që e pengojnë rajonin të shfrytëzojë potencialin e tij të plotë”, tha kreu i qeverisë italiane.

Sipas saj mënyra më e mirë për stabilizimin e plotë të Ballkanit është ankorimi definitiv i rajonit në familjen evropiane.

“Në vitin 2022 arritëm piketa historike: Italia mbështeti me bindje hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe vendimin e Këshillit Evropian për të njohur Bosnjën dhe Hercegovinën si kandidate. Tani duhet të ruajmë këtë ritëm dhe të vazhdojmë me vrull, duke përdorur të gjitha stimujt në dispozicion”, përfundoi mesazhi i Melonit.

E pranishme në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, gjatë fjalës së saj, u shpreh se lufta ne Ukrainë duket se e ka vetëdijësuar BE për faktin qe siguria dhe stabiliteti i bllokut është i lidhur në mënyrë të pandashme me sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

BE po tregon një qasje më strategjike ndaj rajonit dhe s’ka asnjë dyshim që besueshmëria e perspektivës evropiane është një faktor kyç në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor dhe vetë BE, u shpreh ajo.

Ministrja Xhaçka nënvizoi po ashtu frymën e re të bashkëpunimit rajonal në rajon dhe mundësitë e mëdha për bashkëpunim ekonomik e investime strategjike, veçanërisht në sektorin e energjisë që ekzistojnë sot në rajon ku Italia padyshim mund të luajë një rol të rëndësishëm e të mirëpritur.

Ajo falënderoi Zëvendës Kryeministrin Tajani për angazhimin e tij ndaj Shqipërisë e rajonit dhe shprehu vlerësimin e Shqipërisë për rolin e rëndësishëm që Italia luan në zhvillimet në rajon.

Në takim, merrnin pjesë edhe Komisioneri për Zgjerimin i BE, Oliver Varhelyi, Ministrat e Jashtëm të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi, Bosnjë Hercegovinës dhe MPJ i Suedisë, Tobias Billström, vend i cili mban Presidencën e radhës së Këshillit. Në takim u trajtuan çështje të bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit, por edhe me Bashkimin Evropian, veçanërisht në kontekstin e zhvillimeve aktuale gjeopolitike në Evropë dhe në botë. Në fokus ishin çështje që kanë të bëjnë me energjinë, sigurinë kibernetike, politikën e jashtme dhe të mbrojtjes, migracionin, si dhe me procesin e integrimit evropian të vendeve të rajonit./m.j

Next Post
Emrat/ Sherr masiv në një lokal në Laprakë, plagosen me thika 3 persona. Njëri rëndë

Emrat/ Sherr masiv në një lokal në Laprakë, plagosen me thika 3 persona. Njëri rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet SHBA-Iran ‘frenojnë’ trafikun në Hormuz, rritet presioni mbi tregjet e energjisë

Sulmet SHBA-Iran ‘frenojnë’ trafikun në Hormuz, rritet presioni mbi tregjet e energjisë

July 9, 2026
“Protesta degjeneroi me fjalime vulgare dhe thirrje për dhunë”, analisti: Ndalimi i zyrtarëve të RMV nuk është rastësi

“Protesta degjeneroi me fjalime vulgare dhe thirrje për dhunë”, analisti: Ndalimi i zyrtarëve të RMV nuk është rastësi

July 9, 2026
“Njerëzit ndihen të fyer, madje të poshtëruar”, Rama flet për problemet në administratë

“Protesta, një betejë politike”, Rama për Corriere della Sera: Nuk kam frikë nga Trump, vendos vetëm ligji për projektin në Zvërnec

July 9, 2026
Balla ironizon opozitën: Bufi dhe zogjtë e tij duan të duken si flamingo

“Sorra inkubatorësh nga Prishtina dhe Tetova, të maskuar si shqiponja diaspore”, Balla: Ja dy protestuesit e arrestuar për 11 mijë doza drogë

July 9, 2026
VIDEO/ Trump bën gafën që habiti të gjithë, ngatërron Zelenskyn me Putinin para kamerave

VIDEO/ Trump bën gafën që habiti të gjithë, ngatërron Zelenskyn me Putinin para kamerave

July 9, 2026
Dita e sotme me kthjellime në të gjithë territorin, ja sa do të shkojnë temperaturat

Vranësira dhe temperatura të qëndrueshme, si parashikohet moti për ditën e sotme

July 9, 2026
Përshkallëzohet lufta SHBA-Iran, 90 objektiva goditen gjatë natës, Trump zbulon mesazhin nga Teherani

Përshkallëzohet lufta SHBA-Iran, 90 objektiva goditen gjatë natës, Trump zbulon mesazhin nga Teherani

July 9, 2026
Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: Samiti i NATO-s e vë Shqipërinë në prozhektorët e ndërkombëtarëve

July 8, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

“Protesta, lumë që mbledh përrenj”, aktivisti: Berisha do donte shumë të ishte aty…

July 8, 2026
Ditët e vështira ia lënë vendin dashurisë! Meri Shehu tregohet ‘dorëlëshuar’ me yjet e javës

A do e fitojë Messi Botërorin? Meri Shehu: Ka tendenca për rikthim drejt triumfit

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In