• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Itali, Meta takon Grasson

by
21/04/2015 14:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u prit sot në Romë nga Presidenti i Senatit Italian Pietro Grasso me të cilin biseduan rreth partneritetit mes Shqipërisë dhe Italisë.

Në fjalën e tij Kryetari i Kuvendit Meta e falënderoi Grasson për ftesën në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të BE-së si dhe vlerësoi marrëdhëniet strategjike mes Shqipërisë dhe Italisë duke theksuar se Italia është avokat i fuqishëm i Shqipërisë në gjirin e Bashkimit Evropian. Në këtë drejtim, Meta nënvizoi se qeveria shqiptare është e fokusuar në avancimin e axhendës së reformave prioritare si ajo e drejtësisë.

Nga ana e tij Presidenti i Senatit Italian Pietro Grasso, pasi përshëndeti pjesëmarrjen e Kuvendit të Shqipërisë në Konferencën e Romës, theksoi se Italia është gjithnjë pranë dhe përkrah Shqipërisë përgjatë procesit të integrimit evropian dhe vuri në dukje se reformat kyçe duhet të avancojnë duke u mbështetur në vullnetin e brendshëm politik të Shqipërisë, me mbështetjen e partnerëve evropiane. Në këtë kuadër, theksoi Grasso, Italia nuk do t’a kursejë mbështetjen e saj.

Meta dhe Grasso vlerësuan gjithashtu prezencën dhe kontributin e komunitetit arbëresh dhe atij shqiptar të ardhur në Itali duke vënë në dukje se si shqiptarët në Itali, ashtu edhe italianët në Shqipëri përbëjnë një urë solide bashkëpunimi dhe lidhje të fortë shpirtërore mes dy vendeve.

Meta vlerësoi gjithashtu rolin aktiv të Italisë në rajon dhe veçanërisht marrëdhëniet e forta me Serbinë, duke theksuar se zhvillimi i një raporti trilateral mes Italisë, Shqipërisë dhe Serbisë do të kontribuonte në zhvillimin më të shpejtë të rajonit dhe në forcimin e stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit të tij.

Next Post

Zgjedhjet, bashkëpunim Polici-KQZ

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com