Kryeministri italian, Giuseppe Conte ka hedhur poshtë idenë se Lombardia dhe Milano t’i kthehen normalitetit si zonat e tjera.
Conte tha se nuk janë kushtet që Rajoni i Lombardisë t’i kthehen normalitetit.
Kryeministri italian vizitoi Milanon ku u ndal tek Prefektura dhe tha se ky nuk është momenti për t’u dorëzuar pasi po bëhen shumë sakrifica.
”Faza 2 është e bashkëjetesës me virusin, jo e lirisë”- qartësoi Conte.
Në fakt kjo ishte hera e parë e Conte-s që viziton Lombardinë që ku Rajoni u godit nga COVID-19 dhe u shpall edhe zonë e kuqe.