• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

ITALI/ I porsalinduri vdes nga bakteri “Serratia”, raste të tjera infeksioni nisin hetimet

by Java News
11/08/2018 14:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një i porsalindur vdiq në spitalin civil të Brescias për shkak të bakterit “Serratia Marcescens”. Fëmija, shkruan Bresciaoggi, i lindur para kohe nga një çift nga Brescia, u shtrua në spital me binjakun e tij, i cili gjithashtu e kishte marrë bakterin si dhe fëmijët e tjerë në të njëjtin pavijon të patologjisë neonatale. Vdekja ka ndodhur gjatë ditës së martë. Carabinierët e Nas kanë marrë të gjithë dokumentacionin mjekësor.

Disa fëmijë kanë paraqitur shenjat klinike të sëmundjes ndërsa tjerët janë më lehtë, siç konfirmohet nga drejtoresha e Shëndetit Civil, Frida Fagantini. Bakteri, veçanërisht rezistent ndaj agresionit të antibiotikëve, është izoluar në disa fëmijë të shtruar në patologji neonatale në fund të korrikut. Shtatë ose tetë fëmijë kishin marrë infeksionin, që godet sistemin gastrointestinal të foshnjave prematurë.

Infeksioni nga serratia merret kryesisht në spital, pas një hospitalizimi të gjatë ose futje të kateterëve intravenozë, intraperitoneal apo urinar ose nga futja e instrumenteve mjekësore për të lehtësuar funksionimin e frymëmarrjes, nga transfuzionet apo infuzionet e kontaminuara intravenoze.

Infeksioni nga serratia mund të manifestojë këto simptoma: ethe, të dridhura, insuficencë të frymëmarrjes, shok septik. Sëmundjet që mund të shoqërohen me një infeksion nga serratia janë infeksionet e traktit të frymëmarrjes, traktit urinar, indet intraabdominal, lëkure, okulare dhe indeve të buta, përveç meningjitit, osteomielitit dhe artritit, endokarditit, otitit dhe shytave.

Next Post

Xhelozia bazuar në shenjat e horoksopit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In