Plot 5 anëtarë të një familje, të cilët kishin zgjedhur të mos vaksinoheshin, kanë humbur jetën nga koronavirusi brenda një muaji në qytetin e Pietraperzia në Itali.
Viktimat janë nëna dhe babai 78 dhe 80 vjeçarë dhe tre fëmijët e tyre të moshave 50-55 vjeç.
Personi i parë që humbi jetën ishte babai, ndërsa 4 të tjerët ndërruan jetë në spitalin “Umberto” në Enna, ku ishin shtruar në fund të dhjetorit në gjendje të rëndë.