Një shqiptar 32-vjeçar ka humbur jetën mbrëmë natën si pasojë e një aksidenti automobilistik në Pisa të Italisë. Ai quhet Sokol Balliu 32 vjeç, dhe dyshohet se pasi ka humbur kontrollin e mjetit është përplasur me një pemë në zonën e Veriut të qytetit. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar ndihma e shpejtë por i riu nuk ka mundur t’i mbijetojë aksidentit.











