• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Itali/ Edmond Godo, kandidati shqiptar për bashkinë e Romës

by Java News
09/09/2021 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me një përvojë dhe eksperiencë 30 vjecare si përfaqësues i komunitetit shqiptar në Itali, i përkushtuar në temat sociale, Edmond Godo tashmë ka nënshkruar kandidaturën për Këshillin Bashkiak të Komunës së Romës. Në data 3-4 tetori Godo kandidon në listat e Partisë Demokratike në Romë. Edmond Godo ndër vite ka dhënë një kontribut të cmuar në mësimin e gjuhës shqipe në Diasporë.

Në një intervistë për “Diaspora Shqiptare” ai shprehet se gjuha shqipe në Diasporë është në rrezik, ndaj duhen përpjekje maksimale për ta hapur sa më shumë shkolla të mësimit të gjuhës amtare.

Prej vitesh jetoni në Romë dhe kontributi juaj për komunitetin shqiptar dhe jo vetëm ka qenë mjaft i vyer. Ndër projektet e fundit është hapja e një tjetër shkolle të mësimit të gjuhës shqipe?

Po, u bënë plot 30 vjet që jetoj në Romë. Jam angazhuar me punë vullnetare në OJQ të ndryshme që nga viti 1996, dhe u konsoliduan që kur krijuam shoqatën “Besa” në  vitin 2002 pranë Universitetit “La Sapienza” këtu në Romë, dhe falë kësaj organizate filluam të bëjmë akttivitete socio-kulturore me qëllim që të promovonim kulturën dhe traditat tona tek miqtë tanë italiane.

Ishin vite të vështira, ku mbizotëronte një paragjykim i lartë për ne shqiptarët.

Aktualisht shoqata Besa-Aps (shoqatë me promovim social) prej vitesh promovon aktivitete socio-kulturore, dhe është viti i katërt që organizon kursin e gjuhës shqipe këtu në Romë pranë Upter, Universita Popolare di Roma. Tani, kemi filluar bisedimet për të hapur një degë të re ku ka një përqendrim të lartë shqiptarësh këtu në Romë.

Pas shumë vitesh eksperiencë si Këshilltar shtesë në Njësinë bashkiake n.III dhe si anëtar e Konsultës qytetare për emigracionin të Roma Capitale, tashmë keni nënshkruar kandidaturën për Këshillin Bashkiak të Komunës së Romës. Pse e synoni këtë post?

Kandidatura erdhi pasi kam qenë pjesë në këtë parti që prej themelimit të saj në 2007, ku isha kandiat në listën “I Democratici për Enrico Leta”. Edhe sot vazhdoj të jem pjesë aktive e strukturave të territorit ku jetoj.

Synoj këtë post pasi kam 10 vite eksperincë në këtë insititucion si i zgjedhur, dhe mendoj se mund të jap kontributin tim.

Përkrahësit tuaj në rrjetet sociale janë të shumtë, kjo me siguri është fryt i kontributit tuaj për ta ndër vite. Sa ju motivon kjo përkrahje për të bërë edhe më shumë për komunitetin?

Falenderoj për përkrahjen, por mendoj se bota digjitale është një gjë dhe ajo reale është tjetër. Flasim konkretisht, vetëm nuk mund të bëhet asgjë.

Pa kontributin specifik të secilit prindër që çdo të shtunë vijnë në shkollën shqipe bashkë me fëmijët, nuk do arrihej asgjë. Sot, falë nismës së shoqatës Besa jemi në shkollë për ti mësuar gjuhën shqipe femijeve tane, dhe kjo e ka emrin vazhdimësi.

Cilat janë projektet që keni për Romën të ardhmen e komunitetin shqiptar?

Përkushtimi im do të synojë në përmirësimin e shërbimeve në Romë, i bindur siç jam që dallimi mes qyteteve qëndron pikërisht në këtë aspekt.

Për komunitetin tonë kam vetëm një fjalë: të bashkëpunojnë sa më shumë për ruajtjen e identitetit tonë kulturor jashtë atdheut. Marco Aurelio, imperator dhe filozof i Romës së lashtë thoshte: po nuk dite nga vjen nuk di se ku shkon në jetë, por edhe nuk di se ç’bën.

I kthehemi mësimit të gjuhës shqipe, hapja e shkollave të reja tregon një rritje të interesit për mësimin e gjuhës shqipe në Diasporë?

Nuk shoh se ka interes, por rrezik, prandaj po kërkojmë të hapim shkolla.

Prej vitesh vihet re se fëmijët tanë të lindur e rritur nga prindër shqiptarë ne Diaspore nuk po flasin me shqip. Mesazhi është i qartë: po humbasim gjuhën amë që në gjeneraten e parë.

Pa gjuhë nuk ka patriotizëm, dhe për këtë janë mobilizuar shumë shoqata, vullnetare apo ish mësues etj., të cilët e kanë kuptuar këtë rrezik, por që kanë nevojë të mbështeten nga institucionet tona.

Do vazhdoni me kontributin tuaj në hapjen e shkollave shqipe?

Natyrisht që po.

/m.j

Next Post
Berisha armiqëson PD-në me Bashën, me ‘kauzën’ e luftës kundër ‘regjimit Rama-Luli’

“Basha nuk ka guxim të largojë Berishën”/ Bushati: Me PD-në bashkëpunojmë me ose pa të

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com