Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar me 12 kilogramë kokainë të ndarë në pako dhe rreth 70 mijë euro të prerjeve të ndryshme.
Policia italiane e Massa Carrara në banesën e dy vëllezërve, përkatësisht 30 dhe 32 vjeç, kurorëzoi operacionin “Market Motta”, pas denoncimeve të bëra për një grup shpërndarësish.
Nga hetimet e kryera zbuloi se lënda narkotike vinte nga Pisa, ndërkohë që shqiptarët bënin shpërndarjen e drogës.
Policia ndërhyri gjatë natës mes të martës dhe të mërkurës pas dorëzimit të një shume parash nga një blerës, për të marrë një pjesë të drogës.
Lënda narkotike e zbuluar në banesën e shqiptarëve kap vlerën e 1 milionë e 200 mijë euro.
g.kosovari