Beppe Grillo është larguar pas 13 vitesh nga Lëvizja “5 Yjet”.
E lindur më 16 janar të 2005 nga komediani Beppe Grillo si një platformë dixhitale për të komunikuar e shpërndarë ide e propozime për një botë më të mirë. Ky blog u shndërrua shumë shpejt në një tribunë politike që promovonte e stimulonte një mënyrë të re të të bërit politikë, antipartiak, e me metoda të një demokracie direkte.
I përkufizuar as i majtë e as i djathtë, as parti e as organizatë, por një organizm i lirë i qytetarëve, pas katër vitesh aktivitet politik, më 4 tetor të 2009, nga ky blog u themelua Lëvizja 5 Yje. Drejtuesit e kësaj force politike qenë komediani Beppe Grillo e sipërmarrësi informatik Gianroberto Casaleggio. Lëvizja 5 Yje prezantohet për herë të parë si forcë politike në zgjedhjet administrative të vitti 2009.
Pas 13 vitesh e me një sukese politike cdo ditë e në rritje, në pragun e zgjedhjeve politike të 4 marsit 2018, Beppe Grillo zyrtarizon ndarjen nga blogu i Lëvizjes 5 Yje e krijon një blog të ri. Blogu i tij prej ditës sës sotme quhet “Blogu i Beppe Grillos”, ndërsa blogu i Lëvizjes 5 Yje mban emrin “Blogu i 5 yjeve”.
a.ç