• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Itali, asfalt prej mbeturinave urbane

by
02/09/2015 16:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Itali, asfalt prej mbeturinave urbane

Rrugë prej mbeturinash – kjo nuk tingëllon mjaft tërheqëse. Megjithatë, kryeqyteti i Italisë Roma shpreson në një ide të tillë. Italia ka një problem me mbeturinat. Vetëm në kryeqytet, në Romë, prodhohen çdo vit rreth dy milion ton mbeturina. Prandaj patenta për prodhimin e eko-asfaltit nga mbeturinat është mjaft e mirëpritur. Alessandro Filippi shefi i ndërmarrjes së mbeturinave urbane të Romës AMA, e cila ka patentuar procedurën për eko-asfaltin, është i bindur se kjo mund të shërbejë për pakësimin e maleve me mbeturina dhe për mbrojtjen e ambientit. Eko-asfalti nuk prodhohet nga zalli dhe bitumet që përmbajnë naftë, prandaj ai nuk shërben vetëm për pakësimin e plehërave dhe të mbeturinave, por edhe për ruajtjen e rezervave të lëndëve të para.

Mbetjet urbane si material fillestar

Edhe drejtoresha e Drejtorisë së Ambientit për Romën, Estella Marino, thotë se ky lloj asfalti që mund të përdoret për të shtruar rrugë apo trotuare, është mjaft premtues, sepse në vend që mbeturinat të përfundojnë në depozitat e plehërave ato mund të shfrytëzohen si material ndërtimi.

0,,17583141_403,00

Prodhimi i asfaltit është relativisht i thjeshtë. Si material fillestar shërbejnë mbetjet urbane, të cilat seleksionohen për të veçuar prej tyre ndër të tjera një pjesë organike. Ky material përzihet pastaj me materiale të tjera, me hi, për shembull. Përzierja është një proces thjesht mekanik, thotë Alessandro Filippi. Ai sqaron se gjatë procesit nuk krijohen aspak lloje lëndësh të rrezikshme apo të dëmshme.

Patentë mjaft e thjeshtë

Roma mund të shndërrojë rreth një të gjashtën e mbeturinave të saj në asfalt. Kjo do të thotë rreth 300 mijë ton në vit. Italia nuk është i vetmi vend që dëshiron të përdorë mbeturinat për ndërtimin e rrugëve dhe që po eksperimenton me këtë gjë. Drejtoresha e Drejtorisë së Ambientit për Romën, Estella Marino, thotë se patenta është mjaft e thjeshtë dhe se Italia mund të tregojë tani që edhe këtu po ndërmerren hapa drejt teknikave ekologjike të prodhimit.

Roma shpreson që vitin e ardhshëm të dalë në treg me eko-asfaltin e prodhuar nga mbeturinat. Lëndë të parë për këtë ka mjaft.

Redaksia Java News/ f.g 

Next Post

De Biazi: Nuk e heq mjekrën derisa të kualifikohemi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

May 7, 2026
Kjo klasë politike dhe kjo drejtësi nuk mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën

Idealizimi i tepruar i sistemit zgjedhor

May 7, 2026
Spahiu: Avokati i arrestuar nuk kreu vepër penale, por shkelje etike dhe rregulli në seancë

Spahiu: Në demokracitë perëndimore garë për kryetar bën partia që humb zgjedhjet dhe jo ajo që fiton

May 7, 2026
“Doktori është dhe Doktori do të jetë”, Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin ta kursenin!

“Doktori është dhe Doktori do të jetë”, Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin ta kursenin!

May 7, 2026
Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

May 7, 2026
PD të premten protestë, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

PD të premten protestë, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

May 7, 2026
Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

May 7, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Berisha i vetëm në garë, Balliu: Pronari real i PD nuk është Saliu, por Shkëlzeni!

May 7, 2026
Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

May 7, 2026
Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Sherr në një mobileri Nikël, përfundojnë në spital dy vëllezër, autorët në kërkim

May 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In