Policia e Fanos në Itali ka vënë në pranga një shqiptar 31-vjeçar, të cilit i janë gjetur kokainë, marijuanë dhe një shumë prej 4 mijë eurosh.
ANSA shkruan se shqiptari njihej me nofkën “i maskuari”, pasi zakonisht vishte një xhaketë lëkure mbi një bluze me kapuç, që e mbante për të mbuluar fytyrën sa herë kur takonte klientët e drogës.
Po ashtu, raportohet se shqiptari shiste drogën kryesisht poshtë nënkalimeve të këmbësorëve. Fill pas arrestimit, policia ushtroi kontroll edhe në banesën e tij. Gjatë marrjes në pyetje i riu pohoi se kishte punuar si marangoz.
BW/d.i.