• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Itali/ Arrestohen 20 shqiptarë, sekuestrohen rreth 3 milionë euro drogë. Përplasja mes grupeve vrau vëllezërit nga Puka

by Java News
20/12/2023 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

20 shqiptarë dhe 2 italianë janë arrestuar, ndërkohë që janë sekuestruar 20 kg kokainë, 81 kg marijuanë, 10 kg heroinë me vlerë 3 milionë euro dhe 453 mijë euro cash në një operacion të quajtur “Turn Over” për goditjen e një organizate kriminale droge. Operacioni u shtri njëkohësisht në Varese, Milano, Lecco, Bergamo dhe Novara.

Rreth 80 Karabinierë së bashku me njësitë e qenve kanë dalë në terren që nga agimi i ditës së sotme, për të ekzekutuar urdhër arrestet. Operacioni u riemërua “Turn Over”, sepse karakteristikë dalluese e klanit ishte zëvendësimi i vazhdueshëm i shpërndarësve që vepronin në zonë me “punëtorë të freskët”, të ardhur nga Shqipëria.

Është konstatuar ekzistenca e një grupi kriminal të njohur tashmë në lajme si i përfshirë në një ngjarje të përgjakshme të ndodhur në nëntor 2016 në Canegrate, në zonën e Legnano. Me atë rast, gjatë një grindjeje me një grup tjetër shqiptar për kontrollin e zonave të trafikut të drogës, u vranë me armë zjarri vëllezërit shqiptarë Agron dhe Alban Lleshaj, 27 dhe 24 vjeç. Një nga të arrestuarit gjatë operacionit të sotëm është vëllai i viktimave të atij episodi.

Hetimi për operacionin e sotëm lindi nga arrestimi në flagrancë i një shtetasi shqiptar, i cili u gjet në posedim të 110 dozave kokainë, me një peshë totale prej 94,2 gram dhe shumën prej 11.950 euro në Qershor 2020.

Shumë prej bashkëpunëtorëve janë të lidhur me njëri-tjetrin nga lidhjet familjare dhe shoqata kriminale karakterizohet nga aftësia për të siguruar një qarkullim të vazhdueshëm për shpërndarësit e zonës, duke siguruar rotacion të subjekteve që vijnë nga vendi i tyre i origjinës çdo 3 muaj.

3 shtëpi janë identifikuar në provincën e Varese, të përdorura ekskluzivisht si “magazinë” për lëndën narkotike dhe një “laborator” për paketimin e dozave. Për më tepër, rezultoi se fakti që disa anëtarë të shoqatës kriminale u ndaluan nuk i pengoi të tjerët që të vazhdojnë, përmes anëtarëve të tyre, të menaxhojnë punët e shoqatës./m.j

Next Post
Emri/ Vrasja e Liridonës do të hetohet nga një prokurore serbe, e shkolluar në Beograd

Familja e Liridonës kërkon takim urgjent me Prokurorinë: Kërkojmë të informohemi. Askush s’na ka kontaktuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Institucionet nuk duhet të konkurrojnë, por të bashkëpunojnë”, Begaj reagon pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare

“Institucionet nuk duhet të konkurrojnë, por të bashkëpunojnë”, Begaj reagon pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare

September 28, 2026
Pentagoni deklasifikon 71 dosje për UFO-t: Objektet misterioze mbeten pa shpjegim

Pentagoni deklasifikon 71 dosje për UFO-t: Objektet misterioze mbeten pa shpjegim

September 28, 2026
Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

“Jeni vend me të kaluar të dhunshme!” CNN vë në siklet Vuçiçin për luftërat e Serbisë dhe Mlladiçin

September 28, 2026
“Jam Taulant Balla, më duhen 100 mijë euro”, si dy tentuan t’i marrin Armando Dukës 100 mijë dy mashtruesit në Tiranë

“Jam Taulant Balla, më duhen 100 mijë euro”, si dy tentuan t’i marrin Armando Dukës 100 mijë dy mashtruesit në Tiranë

September 28, 2026
Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë, i pranishëm edhe kreu i SPAK: Pritet deklarata e Presidencës!

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë, i pranishëm edhe kreu i SPAK: Pritet deklarata e Presidencës!

September 28, 2026
Italia vendos çmim tavan për naftën: Një litër, jo më shumë sesa 2,19 euro (…201 lekë)

Italia vendos çmim tavan për naftën: Një litër, jo më shumë sesa 2,19 euro (…201 lekë)

September 28, 2026
Organizatori i pritjes së Ramës në Michigan: Nëse vendos të kandidoj në Pukë, do ta shohim në fushë

Organizatori i pritjes së Ramës në Michigan: Nëse vendos të kandidoj në Pukë, do ta shohim në fushë

September 28, 2026
Ish-presidenti François Hollande bie pre e një grabitjeje, dy të arrestuar

Ish-presidenti francez rikthehet në skenën politike: Të bashkohemi për të mundur Le Pen

September 28, 2026
Hiri nga Etna, vijon për të tretën ditë radhazi pezullimi i fluturimeve në aeroportin e Catanias

Hiri nga Etna, vijon për të tretën ditë radhazi pezullimi i fluturimeve në aeroportin e Catanias

September 28, 2026
Anëtarësimi/ Ambasadorja e BE në Shqipëri: Arritje të mira dhe ecuri konkrete, bashkëpunimi rajonal i rëndësishëm

Anëtarësimi/ Ambasadorja e BE në Shqipëri: Arritje të mira dhe ecuri konkrete, bashkëpunimi rajonal i rëndësishëm

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com