Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku si pasojë ka mbetur i vdekur një shqiptar. Mediat italiane, bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur një 60-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.
Nga se bëhet e ditur, 60-vjeçar ka qenë duke lëvizur me një mjet të tonazhit të rëndë në autostradën Napoli-Canosa, në drejtim të Canosës, kur në kilometrin e 100-të, ku në territorin e komunës së Vallatës ndodh aksidenti. Ai është përplasur me një makinë po të një tonazhi të rëndë, duke bërë që shqiptari të mbete i vdekur. Operacioni për të nxjerrë nga mjeti trupin e pajetë të shqiptarit ishte i gjatë dhe i vështirë, raportojnë mediat lokale.
ma.me