Një baba shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë pasi ka goditur me thikë të dashurin e vajzës së tij si dhe vëllain e këtij të fundit.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Xhenovas, në një park, në sy të shumë njerëzve.
Fillimisht 55 vjeçari ka goditur me thikë të dashurin e vajzës së tij e më pas të vëllain, i cili ndërhyri në çastin e sherrit.
Shkak për këtë sjellje ekstreme ka qenë xhelozia e shqiptarit dhe fakti se ai nuk e pranonte lidhje e vajzës së tij me 23 vjeçarin.
Pas incidentit, dy të rinjtë janë dërguar në spital dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën./java/a.k