Policia italiane në Torino ka arrestuar 8 persona mes të cilëve 5 shqiptarë, nën akuzën e trafikut të drogës dhe shfrytëzimit të prostitucionit.
Gjatë hetimeve kishin përfunduar në pranga 5 persona dhe janë sekuestruar 3 kilogramë marijuanë, një pistoletë gjysëmautomatike dhe 41 mijë euro cash.
Kreu i organizatës që ishte në arrest shtëpie, akuzohet dhe për arratisje.
Grupi drejtonte një trafik droge dhe shfrytëzonte 7 vajza, katër nga Europa lindore dhe tre italiane./expres/a.k











