• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

10 gafat që po bëni në larjen e flokëve

by Java News
23/02/2017 14:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kur lani flokët duhet të tregoni kujdes shumë të madh për të mos bërë gabime që mund t’i dëmtojnë ato.

Më poshtë do të gjeni disa këshilla për t’i marrë në konsideratë nëse dëshironi të keni flokë perfekt. Shpeshherë kur lani flokët, nuk e merrni shumë në konsideratë faktin që të kujdeseni deri në fund për ta. Shampoja e aplikuar në mënyrë të gabuar, balsami jo i duhur ose një lëvizje e thjeshtë, janë gabime që mund të shmangen për të pasur flokë shumë të bukur. Ja se çfarë nuk duhet të bëni kur të lani flokët.

1. Shampon nuk duhet ta aplikoni në qendër të kokës

Ajo është një nga zonat më delikate dhe për këtë motiv, shampo duhet aplikuar në pjesën e pasme të kokës dhe jo lart saj. Në këtë mënyrë nuk do të “stresoni” lëkurën e kokës, ndërsa do të shmangni rënien e flokëve.

2. Nuk duhet të ushtroni shumë forcë kur t’i masazhoni ata

Kur të lani flokët, lëkurën e kokës duhet ta masazhoni me kujdes, me majën e gishtave. Fijet e flokut nuk duhet t’i fërkoni shumë fortë me njëra-tjetrën. Nëse do të bënit këtë veprim të fundit, majat tuaja të flokëve do të bëheshin me dy koka dhe shumë të ashpra.

3. Nuk duhet t’i lani çdo ditë

Flokët tuaj nuk do të jenë më të pastër nëse do t’i lani çdo ditë! Përkundrazi, larjet e shpeshta i bëjnë flokët më të yndyrshëm dhe më të pisët, përveçse i dobësojnë në mënyrë të konsiderueshme.

4. Ujin nuk duhet ta përdorni shumë të nxehtë

Nëse nga një anë, uji i nxehtë e bën shampon dhe balsamin më të depërtueshëm te flokët, nga ana tjetër, i thanë shumë ata, pasi të përdorni edhe tharësen e flokëve, citon ElbasaniPlus. Ndaj shpëlajini gjithmonë ata me ujë të vakët.

5. Nuk duhet ta ekzagjeroni me maskat

Në mënyrë që maskat e flokëve të japin efektin e shumëpritur nga ju, ato duhet të përdoren vetëm një herë në javë dhe jo më shumë se kaq.

6. Nuk duhet të abuzoni me shampon e thatë

E përshtatshme dhe e dobishme në raste urgjente, shampoja e thatë nuk duhet të zëvendësojë shampon e vërtetë, sepse ajo nuk i heq papastërtitë e flokëve.

7. Balsamin nuk duhet ta aplikoni deri në rrënjë

Balsami dhe kremi i flokëve shërbejnë për t’i bërë flokët të lëmuar dhe të butë. Pikërisht për këtë motiv, ato duhet të aplikohen te maja dhe mesi i flokëve.

8. Flokët nuk duhet t’i keni pa lagur kur t’i hidhni shampon

Shampoja duhet të aplikohet mbi flokë plotësisht të lagur. Rezultati do të jetë më i mirë pas përfundimit të procesit të larjes së flokëve, pasi ata do të shkëlqejnë shumë.

9. Nuk duhet t’i shpëlani pak

Për flokët, një kujdes tepër të veçantë duhet të tregoni edhe kur t’i shpëlani ata, pasi uji nuk do të heqë vetëm shampon, por edhe të gjitha papastërtitë e tij. Pra bëni një shpëlarje të plotë dhe me një kohë të gjatë.

10. Mos blini shampo shumë të lira

Edhe në rastin kur blini shampo, tundoheni nga çmimet e ulëta që ofrohen në treg. Por duhet të dini se një çmim i ulët do të thotë një cilësi jo e mirë. Mundohuni që të blini shampo profesionale te parukieri apo parukieria juaj që jua njeh shumë mirë flokët, citon ElbasaniPlus. Më mirë të blini një shampo cilësore se sa të shpenzoni para për lyerjen e tyre, e cila i dëmton shumë ata.

Next Post
Durrës, i riu hyn për të grabitur kafenenë, por pronari i bën një “surprizë”

Shqyen derën me levë dhe vodhën argjendarinë në Sarandë, në pranga autori i dytë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Konflikt fizik në zonën e Shkallnurit në Durrës, slloveni plagoset me mjet prerës

June 29, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku: Rama dhe të gjithë ne kemi një kontratë me 860 mijë votues

June 29, 2026
Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

June 29, 2026
Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

June 29, 2026
VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

June 29, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave!

June 29, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

“Edhe Rusia me Ukrainën, apo SHBA me Iranin që janë në luftë bëjnë negociata! ‘Flamingot’ refuzojnë!”

June 29, 2026
“Nuk ecën, vendi kalon në kaos”/ Braçe dhe Berisha kundër platformës së protestës për asamble me short dhe qeveri tranzitore

Jesuralem Post: Si depërtoi retorika antisemite në protestat anti-Kushner në Shqipëri

June 29, 2026
Spaho, në Kuvend: Ne të Partisë Demokratike nuk jemi hajdutë!

“Rama të mos dorëhiqet”, Spaho sqaron deklaratën dhe “shpërthen” kundër PD

June 29, 2026
Flamingos, një revolucion proxy?

Flamingos, një revolucion proxy?

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In