Viktor Kullori, 45 vjeç ka humbur jetën gjatë një aksidenti rrugor në Itali, ku automjeti i tij ka përfunduar në lumë. Sipas informacioneve në median italiane, nuk dihet ende nëse Kullori ishte i shoqëruar me persona të tjerë. Ndonëse një kalimtar i rastit tentoi ti jepte 45vjeçarit ndihmën e parë, ai nuk ka mundur të shpëtojë, duke u mbytur në lumë.