Italdesign ka zhvilluar dhe ndërtuar veturën Nissan GT-R50.
Një veturë sportive unike, e bazuar në Nissan GT-R NISMO, që do të prezantohet në Europë në korrikun e vitit 2019.
Dizajni i saj është bërë nga Nissan Design Europe dhe Nissan Design America, transmeton tch.
Në pjesën e pasme bie në sy gjerësia e madhe e kësaj veture.
Sa i përket motorit, Nissan GT-R50 ka motor 3.8-litër V6 VR38DETT me kapacitet prej 720 kuajfuqi. (b.an)