• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Itaka” e qeverisë dhe kënga e “sirenave” të pandemisë!

by Alfred Peza
16/04/2020 22:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Udhëtimi i qeverisë së Shqipërisë drejt së ardhmes, në përfundim të luftës ndaj Covid-19 e deri në normalizimin e jetës social- ekonomike të vendit, i ngjan çuditërisht në këtë kohë post moderne atij të Odiseut, në njërën prej dy poemave epike të Homerit të Greqisë së lashtë. Është një rrugëtim i mbushur plot me të papritura e peripeci, që kalon përmes ngushticës së sirenave, ku të gjitha e ndjellin me këngën e tyre joshëse, që ta lerë në mes udhëtimin drejt Itakës.

E ashtu siç në kryeveprën e letërsisë botërore, ku Odiseu u lidh në direkun e anijes për të mos e braktisur anijen dhe marinarët e tij në mes të rrugës, edhe Kryeministri Edi Rama e ka të qartë destinacionin final: Fitoren mbi pandeminë me sa më pak humbje njerëzore! E paralel më ketë, rikthimin gradual të normalitetit në jetën e përditshme të qytetarëve, përmes protokollove të rrepta të hapjes shkallë pas shkalle të ekonomisë, shkollave dhe aktiviteteve të tjera kulturore e sportive.

Përkundër kësaj logjike, që është një nga sekretet e sukesit të deritanishëm të vendit tonë, krahas disa prej shteteve të tjera të botës, opozita dhe porpoganda e saj po bëjnë një presion gjithnjë e më të madh virtual, përmes mediave dhe rrjeteve sociale, për të ndjekur rrugën e kundërt. Në thelb të kërkesave të panumërta të tyre, është hapja një minutë e më parë e gjithçkaje dhe lënia e lirë e qytetarëve, për tu përballur krejt të pambrojtur në rrugë me virusin vrastar.

Kreu i mazhorancës socialiste është i qartë në strategjinë e tij dhe garantoi se do të vazhdojë të zbatojë planin e përcaktuar, duke e adaptuar atë sipas dinamikës së zhvillimeve në frontin e luftës për mbrojtjen e jetës. “Ekonomia bie e ngrihet prapë, të vdekurit nuk ngjallen më, prandaj të gjithë duhet ta kenë të qartë që ne nuk do të tërhiqemi nën asnjë presion të padijes, mendjelehtësisë e vulgaritetit, të atyre që nuk duan të kuptojnë thelbin e kësaj situate”,- tha Rama.

Të gjitha përvojat më pozitive që po promovohen nga mediat botërore sot, janë rastet e Taivanit, Islandës, Koresë së Jugut, Zelandës së Re dhe Gjermanisë. Në thelb ato nuk kanë bërë as më pak e as më shumë, por po zbatojnë me rreptësinë maksimale të gjitha masat që ka aplikuar deri më sot dhe që do të vazhdojë ti zbatojë me rigorozitet edhe në të ardhmen, Shqipëria.

Është pikërisht ky sukses që po arrin sistemi ynë shëndetësor, në luftën ndaj koronavirusit, ai që ka shqetësuar me sa duket gjithnjë e më shumë opozitarët tanë. Nuk ka si të shpjegohet ndryshe, agresiviteti i tyre në diskursin publik, në përpjestim të zhdrejtë me statistikat pozitve që vijnë nga spitalet. E cila lidhet me frikën e tyre se mos kjo gjë nesër, mund të përkthehet edhe në një sukses elektoral për mazhorancën aktuale. Ndaj, kanë nisur që të bëjë politikë, në kurriz të sigurisë së jetës së shqiptarëve.

Treguesi kryesor që i vendos notën punës së qeverisë socialiste, lidhet me numrin e vogël të rasteve të vdekjeve nga Covid-19, për një milion banorë. Kjo statistikë është një nga më të mirat në Ballkan dhe Europë. Çka e detyroi edhe shefin e opozitës në atdheun e Homerit, ish Kryeministrin helen Aleksis Tsipras, që të pyesi gjatë një interviste televizive: “Nëse në Greqi thonë se jemi qeveria më e mirë në botë (105 vdekje), çfarë duhet të themi për Edi Ramën atëherë, që ai është Perëndia? Sepse Shqipëria ka vetëm 26 viktima”!

Suksesin e padisutueshëm që e tregojnë shifrat kokëforta, që na e njohin dhe na e dëshmojnë me superlativa të huajt, e mohojnë kategorikisht vetëm opozitarët e Shqipërisë. Të cilët janë vënë në garë se kush e kush gjuan më fort me gurë mbi qeverinë. Mbi mjekët dhe infermierët. Mbi sistemin tone shëndetësor. Mbi Komitetin Teknik të Eskpertëve. Mbi ministrinë e Shëndetësisë. Mbi Qeverinë. Mbi Parlamentin. Mbi mazhorancën socialiste. Dhe mbi këdo tjetër që pasqyron me realizëm atë që po ndodh sot.

E si të mos mjaftonin të gjitha këto, opozitarët tanë janë prej kohësh në një luftë virtuale, paralele me atë që po zhvillohet realisht ndaj pandemisë. Një luftë me këngë makabre sorrash, që i kushtohen të vdekurve dhe varreve imagjinare. Njerëzve që sipas tyre po vdesin çdo ditë për bukë. Dhe çdo fantazie të sëmurë që pjell mendja njerëzore, me sa duket të realizueshme, vetëm nëse ata vetë do të ishin sot në pushtet.

Është kjo kulturë që i bën sot edhe memecët që të flasin. I bën gagaçët të këndojnë. I bën politikanët që i thonë vetes mjekë, të japin këshilla “të mençura” çdo ditë me skype, në “pixhama-party”. Gjumashët e përjteshëm politikë si Lulzim Basha, që të trimërohet se ndryshe nga sa ka bërë për 15 vite me radhë në politikë, tani do të rrinte natë e ditë zgjuar veç për hallet imagjinare të shqiptarëve. Duke bërë edhe ai sikur e ka seriozisht, meqë Sali Berisha po e furstron përjetësisht, përmes thirrjeve për “revolucionin” e tij të pandërprerë edhe tani në kohë pandemie.

Janë këto këngët e “sirenave”, që kërkojnë ta ndjellin anijen e qeverisë për ta ndaluar sa më parë, udhëtimin e derisotëm drejt fitores së luftës ndaj pandemisë. E sigurtë është se Edi Rama, ndryshe nga Odisea i ka vendosur edhe vetes dyllë tek veshët, për ta përfunduar udhëtimin e tij epik, derisa të mbërrijë si edhe heroi i Homerit, në “Itakë”-n e tij!

Next Post
“Qëndron shkencërisht”, mjeku shqiptar jep lajmin e mirë nga Franca dhe flet për metodën që mund të bëjë mrekulli

“Qëndron shkencërisht”, mjeku shqiptar jep lajmin e mirë nga Franca dhe flet për metodën që mund të bëjë mrekulli

Comments 1

  1. leka says:
    6 years ago

    Analize e sakte dhe megjithate Rama duhet te vazhdoje sic e ka nisur.Rindertimi dhe perballimi me sukses i pandemise do ti japin atij qeverine per te treten here

    Reply

Leave a Reply to leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori i Shqipërisë në BE: Brenda vitit 2026 mbyllim disa kapituj

Ambasadori i Shqipërisë në BE: Brenda vitit 2026 mbyllim disa kapituj

January 26, 2026
Ironia e Murrizit: Bombardimet në Izrael e Iran nuk ndalen pa mbaruar rinumërimet në Tiranë, luftën mund ta ndalë vetëm Ilirjan Celibashi

Murrizi ironizon protestën e PD: Të enjten votojnë për Ramën, të shtunën të ftojnë për rrëzimin e tij

January 26, 2026
Doli i katërti me logon e PD, Bejko: Kush mbështet berishizmin është antiamerikan

“Ra fabula e Ramaduro dhe heqjes së ‘non gratës’, Bejko: Berisha i kënaqur që Rama do shkojë te Trump

January 26, 2026
VIDEO/Dhuna e opozitës dhe mosbindja civile, Koçi: PD ka në thelb fytyrën anarkiste të Sali Berishës

“Vizita e Ramës në Izrael ndikon te Trump”, Koçi: Kontratë e re e SHBA me shqiptarët, erdhi pas…

January 26, 2026
Makina e bashkëshortes u përfshi nga flakët, ish-drejtori i burgut të Reçit: Fëmijët e mi e panë skenën

Makina e bashkëshortes u përfshi nga flakët, ish-drejtori i burgut të Reçit: Fëmijët e mi e panë skenën

January 26, 2026

Pse Parlamenti izraelit e vlerësoi fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë?

January 26, 2026
I dënuar me 14 vite burg për trafik kokaine, ekstradohet në Itali 48-vjeçari

“Liberterra III”, goditje globale trafikut njerëzor, shkatërrohen 2 grupe kriminale në Shqipëri, 27 të arrestuar

January 26, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Teknologjia e gënjeshtrave duke keqpërdorur drejtësinë

January 26, 2026
Përjashtimi i deputetëve/ Nënkryetari i PD: Për mua lista duhet të kishte dhe të tjerë. Akt administrativ, i ishin bashkuar Berishës

“Rama në Izrael përfaqësoi historikun e Shqipërisë”/ Bejko: Berisha politikani më i izoluar pas Enver Hoxhës

January 26, 2026
A filloi drejtësia e re të gjykojë vetveten në standard, aq sa ka gjykuar politikën me paraburgimin si statistikë?

A filloi drejtësia e re të gjykojë vetveten në standard, aq sa ka gjykuar politikën me paraburgimin si statistikë?

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In