Tit Vasili i LSI sulmon ndërkombëtarët: Mbyllën sytë ndaj kapjes mafioze të Drejtësisë, zhgënjim dhe dështim

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, në një status në “Facebook”, shkruan se kryeministri Edi Rama, e ka trajtuar Reformën në Drejtësi me moton “të kapim drejtësinë me çdo kusht”.

Vasili më tej, rendit pikat ku sipas tij ka dështuar kjo reformë dhe nënvizon se “mbyllja e qëllimshme e syve nga ndërkombëtaret ka sjelle zhgënjimin e madh te qytetare ku shumica dërrmuese e tyre nuk besojnë me te Reforma ne Drejtësi”, shkruan ndër të tjera Vasili.

Postimi i Petrit Vasilit:

Te vertetat e hidhura te Reformes ne Drejtesi!

Me shume te drejte z.Elez Biberaj Drejtor i Zerit te Amerikes per Europen dhe Azine, qe ne prill te vitit 2019 thoshte se:

“Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit vë në dukje se Reformat e Drejtësisë janë dëmtuar nga korrupsioni i përhapur”.
“vendi po përjeton praktikisht zhbërjen e sistemit të kontrollit dhe balancave, dhe gjyqësori duket i paralizuar.

“Rama është përpjekur ta forcojë pushtetin e tij në maksimum, duke ngushtuar hapësirën publike, duke minuar institucionet e pavarura, duke e mbushur gjyqësorin me besnikë, nën maskën e reformave dhe duke margjinalizuar opozitën”, thote Biberaj.
Rama dhe rilindja reformen ne drejtesi e ka trajtuar me moton shkaterrimtare ” te kapim drejtesine me cdo kusht e me çdo çmim!”

Reforma ne drejtesi e votuar me konsensusin historik te 21-22 korrikut dhe me miratimin e Komisionit te Venecias u zhbe hap pas hapi nga rilindja.

1.Institucionet e reja u ngriten me shkelje skandaloze te ligjit duke filluar nga KLP dhe KLGJ, ku u zgjodhen anetare te tyre gjithfare personash ne dhunim te hapur me l ligjin:

a.disa, qe ONM i rrezoi si te padenje,

b.disa, qe kishin qene spiune te sigurimit,

c.disa, qe kishin bere gjyqe politike ne kohe te komunizmit,

d.disa, qe kishin bere evazion fiskal.

2.Prokurorja e pergjithshme u zgjodh pa veting dhe me 69 vota nga 84 duke dhunuar rende Kushtetuten.

3.KED u bllokua per nje kohe te gjate ne dhunim te kushtetutes dhe ligjitme qelkimin e vetem ate te kapjes se tij nga rilindja.

4.Afatet kushtetuese te Reformes ne Drejtesi te votuar ne 21-22 korrik u shkelen te gjitha.

5.Konkurimi per vendet e reja ishte shpesh fiktiv, pa gare dhe pa numrin minimal te konkurenteve per cdo post, duke bere kontrollin e procesit nga rilindja, duke ulur dukshem cilesine dhe duke realizuar thjesht mbushjen e vendeve dhe kapjen e institucioneve te reja te drejtesise.

6.SPAK dhe BKH filluan funksionimin pa numrin e ligjshem te antereve te tyre.

7.Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Larte jane sot pa numrin e plote te funksionimit duke kaluar çdo afat kushtetues.

8.Gjate procesit te plotesimit te Gjykayes Kushtetuese u vertetua tentativa mafioze per te rrembyer anetaret e Gjykates Kushtetuese, qe ishin kompetence e Presidentit.

9.Dhjetra Ligje te Reformes ne Drejtesi jane ndryshuar ende pa filluar akoma funksionimi i tyre, ne menyre te njeanshme, pa konsultim me Komisionin e Venecias, me nisma te qeverise dhe me nje parlament jolegjitim.

10.Asnje strategji nuk u hartua per te zgjidhur kolapsin total te sistemit gjyqesor ne te gjitha nivelet ku mungesat ne personel jane kritike dhe ku dhjetra mijra dosje kane mbetur pa u trajtuar qe nga Gjykata e Larte me 36 mije dosje e deri tek Gjykatat e te gjitha niveleve.

11.Vetingu me standarte te dyfishta u kritikua hapur nga Komiteti i Helsinkit qe shprehej:
“vëzhguesit e KSHH-së kanë evidentuar raste sporadike të standardeve të dyfishta në vendimmarrjen e KPK-së, ndaj kemi mendimin se praktika e vettingut ka nevojë të konsolidohet. Procesi i rivlerësimit është bazuar kryesisht në kriterin e pasurisë, duke mos patur në konsideratë edhe dy kriteret e tjera: atë të vlerësimit të figurës dhe të aftësive profesionale”, thotë Erida Skëndaj, drejtuese e KSHH-së.

Dhunimi i konsensusit dhe kapja e rrembimi nga rilindja i reformes ne drejtesi eshte denoncuar dhjetra e dhjetra here nga opozita,shoqeria civile dhe aktore te tjere.

Mbyllja e qellimshme e syve nga nderkombetaret ka sjelle zhgenjimin e madh te qytetare ku shumica derrmuse e tyre nuk besojne me te Reforma ne Drejtesi.
Kjo del qartë edhe nga përfundimet e sondazhit të dytë të realizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit gjatë muajit Shkurt 2019, në kuadër të iniciativës “Për të rritur transparencën, gjithëpërfshirjen dhe përgjegjshmërinë në procesin e vettingut – 2” e mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.

“Studimi provon se 63.3% e qytetareve nuk e besojnë vetingun. 63.3 % e qytetareve mendojne se vetingu, ashtu sic po zhvillohet, nuk eshte nje proces i drejte.
62.5% e qytetareve mendojnë se vetingu nuk do ta pastrojë drejtësinë”.
Keto jane te vertetat e medha e te hidhura e te pamohueshme te reformes ne drejtesi!!!

Anashkalimi i qellimshem i ketyre te vertetave eshte thelbi i deshtimi.

Zgjidhja e vetme eshte perballja me keto te verteta, ndersa e kunderta eshte propaganda dhe patetizmi qe do te conte ne thellimin pa kthim te tyre./m.j

Next Post

Comments 1

  1. Baca says:

    Ndyresire, kerme!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com