• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

ISP: vota e grave dhe e të rinjve, përcaktuese në zgjedhjet e të dielës

by
19/06/2015 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Risi kuotat 50% dhe 15 kandidatet, negative mungesa e programeve adresuar grave/vajzave

 

Kur kanë mbetur edhe një ditë nga votimet për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të bashkive dhe këshillave të rinj bashkiakë, të dhënat monitoruese mbi pjesëmarrjen e mundshme në zgjedhje tregojnë se një numër ende i madh qytetarësh nuk ka marrë vendim për zgjedhjet. Gjithashtu të dhënat tregojnë se midis kategorive të ndryshme sociale dhe gjinore, gratë e vajzat, të rinjtë sidomos ata që votojnë për herë të parë janë pjesa më e madhe skeptike dhe ende e papërcaktuar për zgjedhjet. Për shkak se partitë raportojnë shumë më tepër mbështetës në grupmoshat dhe gjininë tjetër, është rasti që të kujtojmë se fituesit e zgjedhjeve do të varen kryesisht nga pjesëmarrja në votime e grave dhe rinisë.

 

ISP mirëpret faktin se në këto zgjedhjet 50% e listave të këshillave bashkiakë janë gra/vajza. Kjo risi kërkon trajtim serioz në mënyrë që praktikat pozitive të kuotës gjinore të shoqërohen me praktikat e përfaqësimit gjinor cilësor edhe në vendimmarrjen politike. ISP vlerëson edhe faktin se 15 kandidate potenciale për të qenë fituese janë gra, një ndryshim me rëndësi dhe pozitiv nga praktikat lokale në të kaluarën. ISP vlerëson edhe faktin se në zonat ku kandidojnë gra, sidomos në rastin e Shkodrës ku dy partitë e mëdha kandidojnë gra, fushata elektorale ka dhënë shenja qytetarie dhe qetësie, duke realizuar për herë të parë dhe të vetme katër debate midis dy kandidateve për problematika të ndryshme komunitare.

 

Pavarësisht arritjeve kuotat e reja gjinore dhe korrigjimi i sjelljes së partive politike me gratë/vajzat janë vetëm një prej mekanizmave të përfaqësimit. ISP shpreh keqardhjen se partitë më të mëdha politike, me potenciale për të fituar në bashkitë e reja, në shumicën e tyre nuk prezantuan programe konkrete elektorale dedikuar grave dhe vajzave. Ato i trajtuan gjysmën e popullsisë me të njëjtin standard siç trajtuan grupe minore komunitare, duke bërë premtime retorike, pa çështje dhe afate konkrete, pa adresim të saktë dhe pa siguri për ndryshim politikash në të ardhmen.

 

Pjesë tjetër e rëndësishme dhe madje thelbësore e demokracisë funksionale dhe përfaqësimit cilësor është pjesëmarrja direkte e grave dhe vajzave në zgjedhje. ISP apelon partitë dhe kandidatët potencialë që të shfrytëzojnë kohën e mbetur, përmes deklarimeve direkte ose formave të tjera të komunikimit ti adresojnë grave dhe vajzave ftesën për pjesëmarrje aktive në zgjedhje. Pa përfaqësim asnjë palë nuk fiton, as gratë e vajzat dhe as politika afatgjatë.

 

Afrim Krasniqi

Drejtor Ekzekutiv

Instituti i Studimeve Politike

 

Next Post

Këshilla/ Si të largojmë stresin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

September 26, 2026
“Dua Serbinë në grup”/ Duka shpreh dëshirat, sfidon edhe Presidentin e UEFA: Ja pse nuk dua Italinë

Duka kërkon mbështetje për Kombëtaren: Pasaportat e futbollistëve, një tragjedi më vete

September 26, 2026
“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

September 26, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Ndryshim kursi në Uashington: Trump parashikon marrëveshje me Kubën dhe përjashton ndërhyrjen ushtarake

September 26, 2026
“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

September 26, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Shtriga Belinda”, Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Qenka takuar Balluku me Dumanin? O Zot…

September 26, 2026
Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

September 26, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

September 26, 2026
I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

September 26, 2026
Republika popullore e protestës

“Humori, Parlamenti apo qeveria: Kush të bën të qeshësh më shumë?”

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com