• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Ismail Kadare, i pesti ndër pretendentët për Çmimin Nobel

by Aalison Pearse Stevens
08/09/2016 08:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, edhe këtë vit renditet ndër pretendentët e Çmimit për Nobel në Letërsi. Në faqen britanike “Nicer Odds” ai renditet i pesti mes emrave kryesorë, që pretendojnë këtë çmim në letërsi, shkruan Shekulli.

Vendin e parë e kryeson shkrimtari japonez Haruki Murakami, i konsideruar prej vitesh si një nga kandidatët kryesorë për Nobel në Letërsi. Novelisti amerikan Philip Roth renditet i dyti. Ndërsa, i treti në radhë është shkrimtari afrikan Ngugi ëa Thiong’o, shkrimtarja amerikane Joyce Carol Oates renditet e katërta, për t’u pasuar më tej nga shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, veprat e të cilit janë botuar në 45 gjuhë në mbarë botën, duke u konsideruar kështu, shkrimtari më i rëndësishëm i letërsisë shqipe.

Nëpërmjet përkthimeve të veprave të tij, shumë të huaj kanë njohur për herë të parë Shqipërinë.

Profesor Bashkim Kuçuku, në 80-vjetorin e shkrimtarit u shpreh për të se: Ismail Kadare prej vitesh ka mbërritur te çmimi Nobel. “Emri i tij disa herë ka qenë deri në përzgjedhjen përfundimtare. Kritika franceze, gjermane, amerikane etj., e kanë quajtur të meritueshëm këtë çmim për të, madje disa e kanë kritikuar jurinë e Stokholmit për paragjykime, vonesa dhe mosnjohje të letërsisë”. Sipas profesor Kuçukut, nuk është i vetmi që votohet për vite me radhë dhe nuk kurorëzohet. “Gynter Grasit, njëri nga shkrimtarët e përbotshëm më të rëndësishëm, ia dhanë atë kurorë më 1999-n, pasi kandidoi njëzet e pesë vjet! Radha njëmendësisht nuk është e gjatë, sepse shkrimtarët e shquar të kësaj shkallareje, që jetojnë, janë të paktë. Me sa duket, pritja zgjatet nga baraspeshimet dhe çbaraspeshimet, matanë tryezave të votimit dhe poshtë peshores së jurisë”.

Ndërsa Akademia e Shkencave për vitin 2016 i dërgoi një letër Komitetit të çmimeve Nobel, duke propozuar shkrimtarin Ismail Kadare për çmimin e madh të letërsisë. Floresha Dado, kryetarja e seksionit të shkencave shoqërore dhe albanologjike në Akademinë e Shkencave, është shprehur se vepra e Kadaresë është bërë pjesë e botës shpirtërore të popujve të ndryshëm, pas përkthimit të saj në 45 gjuhë të botës.

Ndër veprat kryesore të Ismail Kadaresë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar janë: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Kështjella”, “Kronikë në gur”, “Dimri i madh”, “Ura me tri harqe”, “Prilli i thyer”, “Dosja H, Piramida”, “Pallati i ëndrrave” etj. Anëtarët e Akademisë Suedeze do të mblidhen gjatë ditëve në vijim, për të vendosur se cili shkrimtar do të jetë fitues, në tetor, i çmimit Nobel për Letërsi 2016.

Vazhdojnë aktivitetet për Vitin e Kaderes

Viti 2016 është shpallur, si Viti i Kaderes, në nderim të shkrimtarit Ismail Kadaresë në 80-­vjetorin e tij të lindjes. Programe dhe aktivitete të ndryshme gjatë gjithë vitit janë bërë në Tiranë dhe Gjirokastër, por edhe do të vazhdojnë të zhvillohen gjatë muajve shtator-nëntor. Një prej këtyre aktiviteteve është shpallja e konkursit letrar kombëtar, në të cilin do të marrin pjesë shkollat e mesme për çmimin “Shtëpia Kadare”.

Ndërsa, albumi “Ismail Kadare dhe editimet” do të prezantohet në muajin dhjetor. Ky botim, i cili do të jetë edhe aktiviteti përmbyllës në nderim të Ismail Kadaresë për datëlindjen e tij, do të paraqesë të skanuara dhe të pajisura me shënime bibliografike kopertinat e të gjitha botimeve të para të Kadaresë në shqip, të cilat kanë dalë nga vëmendja e publikut për shkak të largesës kohore, por edhe kopertina të librave të përkthyer në gjuhë të huaj, duke sjellë ndoshta për herë të parë në vëmendje shumësinë dhe pasurinë e përkthimeve dhe të gjuhëve në të cilat është botuar vepra e Ismail Kadaresë, së bashku më çmimet kombëtare ndërkombëtare që kanë marrë vepra të veçanta. Promovimi i albumit do të bëhet në mjediset e BKSH-së, bashkëshoqëruar me një ekspozitë të shumë botimeve në gjuhë të huaj të autorit që gjenden aktualisht në Bibliotekën Kombëtare.

Çmimi Nobel

Alfred Nobel në 27 nëntor 1895 la testamentin e tij. Në testamentin e tij, një pjesë i dedikohej personit që duhet të ketë bërë punën më të mirë në fushën e letërsisë, në aspektin ideal. Kjo ishte dëshira që ai kishte, prandaj edhe më e madhe e pasurisë së tij i shkoi një serie çmimesh, çmimeve Nobel.

Numri i çmimeve Nobel në letërsi

Për herë të parë çmimi Nobel në Letërsi është ndarë në vitin 1901. Në shtatë vite të ndryshme, çmimi Nobel nuk u dha: 1914, 1918, 1935, 1940, 1941, 1942 dhe 1943. gjatë këtyre viteve nuk pati çmim, sepse në rregulloren e Fondacionit Nobel shkruhet: “Nëse asnjë prej punëve që do të merren në konsideratë, nuk ka rëndësinë e përshkruar në paragrafin e parë, paratë duhet të ruhen deri vitin tjetër. Nëse edhe atëherë nuk jepet si çmim, paratë i kalojnë fondit rezervë. Gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, u shpërndanë pak çmime Nobel.

Akademia Suedeze

Akademia Suedeze është institucioni përgjegjës për përzgjedhjen e laureatëve. Të gjashtë laureatët suedezë të Nobelit në Letërsi, kanë qenë pjesë të akademisë. Ata ishin Selma Lagerlöf (vlerësuar me Nobel më 1909, Verner von Heidenstam ka qenë fitues në vitin 1916. Erik Axel Karlfeldt fitoi në vitin 1931. Pär Lagerkvist u nderua me Nobel në vitin 1951. Ndërsa, Harry Martinson dhe Eyvind Johnson janë shpallur fitues të Nobelit në vitin 1974. (b.an)

Next Post
Vendimi i qeverisë: Statusi i veteranit vetëm me vendime gjykate

Vendimi i qeverisë: Statusi i veteranit vetëm me vendime gjykate

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

Momente përplasjesh dhe Berisha e përjashtoi nga drejtimi i njësisë 6 në Tiranë/ Ervin Salianji bën thirrje për protestë

December 19, 2025
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Debati për USB tregon për “drejtësinë popullore” që kemi vendosur

December 19, 2025
Avokati i Ballukut dhe kreu i SPAK përplasje te “Mandatet”/ USB-ja me 16 mije faqe prova, kushti që duhet të plotësojnë deputetët

Avokati i Ballukut dhe kreu i SPAK përplasje te “Mandatet”/ USB-ja me 16 mije faqe prova, kushti që duhet të plotësojnë deputetët

December 19, 2025
Përplasen dy automjete në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen dy persona. Dërgohen për ndihmë mjekësore

Përplasen dy automjete në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen dy persona. Dërgohen për ndihmë mjekësore

December 19, 2025
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Drejtësia po i shërben opozitës”, Beqiri: SPAK nuk duhet të bëhet vegël e një misionari të Serbisë

December 19, 2025
Policët ngelin pa shpërblim?! Bonuset e fundvitit i vendosin shefat, përfitojnë të preferuarit

Policët ngelin pa shpërblim?! Bonuset e fundvitit i vendosin shefat, përfitojnë të preferuarit

December 19, 2025
Bahamasi njohu shtetin e Kosovës, reagon presidenti Begaj: Një kontribut për paqen! Albin Kurti: Vendit i shtohen miqësi të reja

Bahamasi njohu shtetin e Kosovës, reagon presidenti Begaj: Një kontribut për paqen! Albin Kurti: Vendit i shtohen miqësi të reja

December 19, 2025
Paketa e Maleve/ Qeveria shpall zonat me përparësi zhvillimi në Klos dhe Vaun e Dejës

Paketa e Maleve/ Qeveria shpall zonat me përparësi zhvillimi në Klos dhe Vaun e Dejës

December 19, 2025
Kryebashkiaku i Shkodrës në SPAK,  lë pas dy orësh ambientet e Prokurorisë së Posaçme

Ishte sot në SPAK/ Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci merret i pandehur

December 19, 2025
Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për vullnetarizëm, ja çfarë përfshin

Zbardhet i plotë vendimi i qeverisë/ Paga minimale rritet në 50 mijë lekë, hyn në fuqi nga 1 janari 2026

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In