• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ismail Kadare, një rrëfim unik nga “Metropoli i Qerreve”!

by Alfred Peza
22/02/2021 19:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Nuk ke sesi mos i gëzohesh dedikimit me autograf, të librit “Kohë për rrëfim” nga Ismail Kadare, shoqëruar me datën dhe shënimin e vendodhjes së saktë të rezidencës së tij: Qerret. Nënqesh kur lexon të sqaruar në kllapa, edhe domethënien e këtij toponini, sipas mënyrës së tij unike: Metropoli i qerreve! Më shumë sesa vendi i qerreve ku qeveritë tona kapin lepujt e tyre, prania e tij, e bën të duket sikur jemi në “kryeqytetin e letërsisë”!

Pasi ke lexuar më parë dialogun me Alain Bosquet, beson se nuk ka mbetur ndonjë gjë e re, për tu mësuar nga Ismail Kadare. Pikërisht këtu fshihet edhe kurthi i bukur, që ai na ka ngritur këtë radhë, në dialogun me Alda Bardhylin. Vetëm pasi mbërrin në faqen e fundit, kupton se ndryshe nga herët e tjera, nuk je thjeshtë një nga lexuesit e tij. Sepse vendosesh pa e kuptuar në rolin e “priftit”, që ka fatin të dëgjojë rrëfimin më të sinqertë, nga besimtari më i devotshëm i qelsës së tij!

Ismail Kadare na ka dhuruar një traktat emancipimi, duke na besuar me bujari jo edhe aq “gjirokastrite”, disa nga të fshehtat e tij më përvëluese. Kjo e bën botimin e ri një ngjarje civilizuese për vendin ballkanik, ku jeta e atyre pak njerëzve realisht të famshëm, mbështillet nga misteri, harresa, gënjeshtrat e fabrikuara apo thashethemet. Në 85 vjetorin e lindjes, ai ndihet komod për të dhënë një leksion jete, i bindur se shigjetat e helmit që nisen drejt tij kurrë nuk do e arrijnë, sepse i përket një bote tjetër.

Libri na çon nga Sokaku i të Marrëve, në Moskë. Nga krijimtaria në diktaturë, tek Lidhja e Shkrimtarëve. Nga Kosova, në Kinë. Nga raportet me Pashallarët e kuq, tek Mehmet Shehu. Nga vdekja e Diktatorit, tek arratisja në Francë. Nga suksesi shqiptar, te fama ndërkombëtare. Nga ndalimet, “harrimet”, rishkrimet, aludimet, “gjyqet” e kritikat, tek armiqësitë dhe shoqëritë e përjetëshme.

Brenda këtij udhëtimi, ku një pjesë e sfondit duket familjar, gjenden peisazhet e reja befasuese; nga libri e krijimi i parë, tek mëkati fillestar. Nga prapësitë fëminore, tek flirti, letra dhe dashuria e parë. Nga aventurat rinore, tek njohjet e reja. Nga gëzimi i botimit, tek ankthi i censurës. Nga telefonata dhe takimi me Enverin, që iu bë personazh romani. Nga të vërtetat, tek thashethemet e qytetit. Nga përndjekja, spiunimet e përgjimet, tek dashuritë e ndaluara, disa prej të cilave i përjetësoi në letërsi.

“Enver Hoxha nuk donte të linte për mua një mundësi të hapur për arrestim, apo futjen në burg…, sepse e dinte që bota nuk do ta linte rehat. Sigurimet e huaja më mbronin përmes provokimeve të tipit: “Kemi dëgjuar që Kadarenë duan ta kapin e ta fusin në burg”. Arsyeja tjetër ka të bëjë me një histori timen private. Një flirt që kam pasur me vajzën e një funksionari të lartë pranë Hoxhës. Ishte ende e re dhe nga librat që lexonte, u dashurua me mua… Po, i jam përgjigjur dashurisë së saj”,- befason Kadare.

Është hera e parë që një personalitet shqiptar, bën një rrëfim kaq intim, nën shembullin e shkrimtarëve të mëdhenj botërorë. Ai na beson jo vetëm të fshehtat personale, si “testamentin” e së vërtetës së tij, por edhe diçiturat e portreteve të Dritëro Agollit, Eqrem Çabejt, Jusuf Vrionit, Dhumitër Xhuvanit, Sterio Spasses, Ali Asllanit, Mustafa Greblleshit, Jakov Xoxës, Azem Shkrelit, Rexhep Qoses, Mitrush Kutelit, Kasëm Trebeshinës, Petro Markos, Haki Stërmillit, Lasgush Poradecit, Vedat Kokonës…

Është një rrëfim befasues, jo vetëm pa korniza, por edhe pa doreza. Sepse “unë nuk kam asnjë gjë për të fshehur nga biografia ime”,- thotë Kadare: “Nuk kam as ndonjë gjë që të më vijë turp, sepse, në radhë të parë, unë “nuk kam marrë në qafë” asnjë njeri në botë. Përkundrazi, kam rrezikuar veten time që “të merrem në qafë” me veprën time.”

Ajo që nuk gjejmë ndoshta në këtë rrëfim, është përgjigja e pyetjes së vjetër: Përse me gjithë këtë famë, nuk i promovon shkrimtarët e tjerë? “Pas rrëzimit të komunizmit, shkrimtari i tretë shqiptar, që doja të promovoja në Perëndim, pas Migjenit e Lasgushit, ishte Kuteli”,- thotë Kadare.

Megjithë vlerat e tyre të padiskutueshme dhe faktit se letërsia ka ligjësi të tjera, suksesi global i artistëve e sportistëve shqiptarë, fsheh potenciale të pa stimuluara sa duhet për një brez më të ri letrar! Kadare vetë ia doli falë talentit dhe kombinacionit të rrethanave, ta gjente rrugën e botimit kudo në perëndim, në kulmin e izolimit totalitar. Ndaj më shumë se kujtdo tjetër, i takon sot të kontribuojë për ta çliruar letërsinë shqipe, nga izolimi në liri!

Lajmi i mirë është se ndryshe nga sa kishte deklaruar pak vite më parë, ai është rikthyer sërisht me një vepër të re. Duke dëshmuar se është besimtar i devotshëm i fesë letrare, së cilës i falet çdo ditë, prej 50 vjetësh me radhë. “Të gjithë shkrimtarët janë të vetmuar, por Ismail Kadare ndoshta, më tepër se shumica e tyre, i detyruar që për shumë vjet idetë e tij t’i shprehte nën një diktaturë staliniste”,- thotë Jason Goodwin në parathënin e librit.

Vetëm pasi e shijon atë deri në fund, arrin të kuptosh sesa të vetmuar janë gjithë ata, që bëjnë sikur ai nuk ekziston. Ndërkohë që Ismail Kadare atje nga “Metropoli i Qerreve”, vijon fluturimin e tij të lartë letrar, mes realitetit dhe legjendës. Duke dëshmuar se di ende të na befasojë, përmes sjelljes në kohën e duhur, të dritës së tij ndryshe!

Next Post
Vijnë 8190 vaksina nga Pfizer, Rama: Drejt finalizimit të marrëveshjes me një shtet mik për 360 mijë doza të AstraZeneca

Vijnë 8190 vaksina nga Pfizer, Rama: Drejt finalizimit të marrëveshjes me një shtet mik për 360 mijë doza të AstraZeneca

Comments 1

  1. Lan XHABIJA says:
    5 years ago

    Alfred Peza, jo vetëm me politikë.

    Reply

Leave a Reply to Lan XHABIJA Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fluks i shtuar në Muriqan, emigrantët rikthehen drejt vendeve të punës, punohet me 4 sportele

Fluks i shtuar në Muriqan, emigrantët rikthehen drejt vendeve të punës, punohet me 4 sportele

January 2, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 3 Janar 2026

January 2, 2026
Gjendet e pajetë natën e ndërrimit të viteve vajza e aktorit Tommy Lee Jones

Gjendet e pajetë natën e ndërrimit të viteve vajza e aktorit Tommy Lee Jones

January 2, 2026
Vajza e Kim Jong-un viziton mausoleumin shtetëror, a do jetë pasardhëse e babait?

Vajza e Kim Jong-un viziton mausoleumin shtetëror, a do jetë pasardhëse e babait?

January 2, 2026
Përmbyset autobusi në rrugën e Kombit, disa të plagosur

Përmbyset autobusi në rrugën e Kombit, disa të plagosur

January 2, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Dëbora zbardh Qarkun e Shkodrës, autoritetet apel për kujdes në rrugë

January 2, 2026
23-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident tragjik në Greqi

23-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident tragjik në Greqi

January 2, 2026
17-vjeçarja humbi jetën brenda pak orësh nga Meningjiti, 100 persona nën hetim epidemiologjik

Të dehur dhe të intoksikuar, dhjetëra qytetarë përfundojnë në spital pas natës së ndërrimit të viteve

January 2, 2026
Dyqane më shumë, importe më pak: paradoksi i tregut të “Gabit” në vend…

Dyqane më shumë, importe më pak: paradoksi i tregut të “Gabit” në vend…

January 2, 2026
Reshje dhe erë e fortë, pezullohen lundrimet në Vlorë

Reshje dhe erë e fortë, pezullohen lundrimet në Vlorë

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com