• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kadare: Elita të korruptuara e urrejnë Evropën dhe ‘rregullin’ që ajo sjell

by A R
31/05/2017 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ismail Kadare e ka shikimin të padepërtueshëm, ashtu si disa prej personazheve të tij. I cilësuar si Kafka i Ballkanit, shkrimtari shqiptar 81-vjeçar, prej disa vitesh, favorit për çmimin Nobel në letërsi, në librat e tij, është vërtet i angazhuar për të treguar si funksionojnë sistemet totalitare, absurditetin e verbër të pushtetit diktatorial, frikën e atyre që vuajnë dhe revoltat intime e të guximshme”.

Intervista e Ismail Kadaresë, ku në qendër të vëmendjes është raporti i brendshëm i shkrimtarit me diktaturën, Europa, ‘uria për të’, nis me radhët e mësipërme, mandej, pyetjet shkojnë drejt shtigjesh të tjera, ku frika, pushteti, letërsia e liria përballen e ‘kacafyten’, shkruan “GSH”.

SHKRIMTARI
Në Shqipërinë e diktaturës komuniste, shteti u kërkonte shkrimtarëve “të rrinin urtë”. Mungesa e lirisë, e ndalte apo e rriste frymëzimin e artistit? Kësaj pyetjeje të francezes “L’echo”, mes disa të tjerash, shkrimtari shqiptar Ismail Kadare i përgjigjet kështu: “Në rastin tim, mungesa e lirisë ishte, në të njëjtën kohë edhe nxitëse, edhe kushtëzuese e frymëzimit tim. Letërsia në vetvete është diçka superiore, hyjnore: letërsia jep kur dëshiron. Por në përgjithësi, unë mendoj se kufijtë e vendosur nga një regjim autoritar në fund i bëjnë keq dhe e kufizojnë lirinë mendore të një artisti”.
Në intervistën dhënë gazetares Silvia Benedetti, Ismail Kadare ka folur edhe për frikën. “Ju shpesh keni folur mbi tiraninë dhe çrregullimet psikologjike të atyre që vuajnë. A mund të mësohemi me frikën?” e pyet gazetarja, dhe Kadare përgjigjet: “Unë mund t’ju them, se në qoftë se një artist, një shkrimtar e vuan tiraninë e frikës, nuk mund të jetë artist apo shkrimtar. Shpesh librat e mi u ndaluan në Shqipëri. Çdo herë, i thashë vetes i zhgënjyer: ‘Në djall letërsia’. Dhe pas disa ditësh, rinisja të shkruaja si pas një etheje të çuditshme”.
Më tej, mbi konstatimin se fuqia në romanet e tij, përshkruhet shpesh si një përbindësh grotesk dhe i verbër, Kadare thotë se “e keqja është ende aq e përhapur në botë! Sot ne jemi dëshmitarë të një lloj demokracie të lodhur. Natyrisht, ringjallja e populizmit në Perëndim është alarmante. Është e nevojshme që të jemi të kujdesshëm, por nuk qeveriset gjatë duke nxitur frikën”.

HARMONIA FETARE
I pyetur për shpëtimin e hebrenjve dhe harmoninë fetare në vendin tonë, Kadare ka shpjeguar se nuk ka asnjë sekret dhe se ne nuk jemi engjëj, ashtu siç ka shtuar se kjo harmoni është disi përtej nesh. “Ajo që është e rëndësishme për ekuilibrin e një shoqërie është kujtesa. Kujtesa, individuale dhe kolektive, mund të manipulohet nga pushteti dhe kontradiktat e tij. Kjo është historia e manipulimit politik që shpesh vendos kujtesën e një populli. Dhe ky manipulim ndonjëherë ndjek logjikën paradoksale”.
Duke qenë se tema e kujtesës gjendet edhe në librat e tij, ai pyetet, nëse mund të kapërcehen plagët e luftës apo plagët e një regjimi totalitar. “Memoria e një populli është shpesh e helmuar me gënjeshtra vulgare”. Ai merr shembullin e marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje, aq afër së bashku, Shqipërisë dhe Italisë. Duke qenë disi i zhgënjyer nga Italia, Kadare, thotë se “ne u përpoqëm të mos përziejmë logjikën politike të fqinjit dhe dashurinë për kulturën e tij të jashtëzakonshme. Racizmi vjen nga injoranca… Ky është shpesh rezultat i një shtrembërimi të qëllimshëm të historisë”.

IDENTITETI
Kadare vëren më tutje se në identitetin kombëtar, gjuha dhe kultura ende kanë një peshë themelore. “Gjuha mund edhe të konsiderohet si një armë nga një qeveri represive! Mendoni se në kuadër të Perandorisë Osmane, ku Shqipëria ka qenë e përfshirë për më shumë se katër shekuj, gjuha shqipe u ndalua, ajo konsiderohej e rrezikshme!
Dante Alighieri, poeti më i famshëm, në Shqipëri ka qenë gjithmonë i dashur për ne, pavarësisht nga mosmarrëveshjet tona të kaluara me vendin e tij të lindjes. Në Shqipëri, veprat e tij janë përkthyer shumë herë, madje janë të përkthyera edhe në burgje. Dante ishte bërë shoqërues i mirë i të burgosurve politikë. Kjo tregon se kultura ndjek logjikën, e kjo i tejkalon prioritetet dhe tekat e politikës. Kultura është një çimento madhështore, që është në gjendje të bashkojë njerëzit”.

EVROPA E SHQIPËRIA
I pyetur edhe për çfarë Kadare ka thënë mbi vendin e Shqipërisë në Europë, që “për Shqipërinë, të kthehet në Evropë është çështje jete a vdekjeje”, shkrimtari ka sqaruar rëndësinë e Europës për Shqipërinë.
“Është jetike për ne që të kthehemi në familjen e madhe evropiane. Të jesh anëtar i BE-së është gjendja e natyrshme për një vend që zë një pozicion të tillë strategjik në kontinent. Në Shqipëri ne pyesim veten pa pushim për natyrën evropiane apo jo të kombit tonë, rrënjët tona të përbashkëta. Në kuadër të disa fërkimeve të brendshme në BE, unë pyes veten në qoftë se të gjitha shtetet anëtare e kanë kuptuar plotësisht se çfarë do të thotë të jetë evropian sot”.

URIA PËR EUROPËN?
“Ju do të mendoni se po bie në nacionalizëm… por më pëlqen të mendoj se ne jemi, në mesin e të gjithë njerëzve që dëshirojnë tani të kthehen në familjen evropiane, jemi ata që shfaqim aspiratat më legjitime për ta bërë këtë. Ka në Shqipëri ndenja pro-evropiane tepër të larta. Vetëm disa elita të korruptuara e urrejnë Evropën dhe ‘rregullin’ që ajo sjell. Në Shqipëri, edhe armiqtë e BE-së kanë turp ta kundërshtojnë aspiratën kolektive. Evropa është zgjidhja më e arsyeshme që është propozuar për të luftuar nacionalizmin”./GSH

Next Post
Parajsa ekziston, është Amanpulo, ishulli ku pushojnë më të famshmit e botës (FOTO)

Si të duhesh njëlloj me të dashurin e përjetshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

April 12, 2026
Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

April 12, 2026
Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

April 12, 2026
Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

April 12, 2026
Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

April 12, 2026
Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

April 12, 2026
Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

April 12, 2026
VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

April 12, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Aksident në Vlorë/ Makina përplas një 8-vjeçare, procedohet penalisht shoferi

April 12, 2026
Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In