Kastriot Islami bënte sot thirrje në Facebook për revolucion, për të zhdukur koalicionin e qelbësirave. Lajmi raportohet nga Tema sipas së cilës, poshtë shkrimit një femër ka komentuar, por jo vetëm që asaj i është fshirë komenti, por Islami ka shpërthyer në fyerje.
Ja si i është përgjigjur Islami asaj, ndërsa në fund shkruan se është menaxheri i faqes.
“O anëtar i aleancës së qelbësirave…përse me erën tënde të qelbur futesh dhe më ndot fb… o injorant i lindur…. O shok i pallës që pëllet si gomar”. Për arsye etike nuk po bëjmë publik emrin e femrës që është fyer nga ana e Prof.Dr. Kastriot Islami.










