• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Hetimet për borxhet e CEZ-it, Braçe: Të përfshihen të gjitha kompanitë

by
30/09/2015 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hetimet për borxhet e CEZ-it, Braçe: Të përfshihen të gjitha kompanitë

Erion Braçe, kryetar i Komisionit parlamentar të Ekonomisë thotë se, ai nuk ka një qëndrim për propozimet e një hetimi ndërkombëtar për aferën e CEZ-it, por nuk ngurron t’i sugjerojë Prokurorisë se duhet hetuar gjithçka, që nga hyrja, biznesi dhe largimi i CEZ-it nga Shqipëria, përfshi edhe rrjetin e kompanive CEZ.

“Privatizimin e kompanisë OSSH në vitin 2009, procedurën e konkurrimit, kontratën e nënshkruar dhe anekset që i janë bashkëngjitur kësaj kontrate me fuqinë e ligjit, të votuar në Parlamentin e Shqipërisë. Në fletoren zyrtare, kontrata e votuar në Parlamentin e Shqipërisë me fuqinë e ligjit shoqërohet nga anekse, të cilat edhe në publikimin zyrtar të kësaj kontrate janë të bardha. Njëra prej anekseve, që për mua është më i rëndësishmi i kësaj kontrate, është Deklarata Rregullatore, e cila është e bardhë, siç mund ta vëreni edhe ju”, është shprehur Braçe.

Erion Braçe thotë se, menjëherë pasi kompanisë DIA iu ndërpre kontrata, në skenë dolën rrufeshëm 9 kompani të tjera.

“I gjithë biznesi i kompanisë DIA u mbyll në 2011-n dhe është transferuar i plotë në 9 kompani të tjera. Siç po hetohet, e bëhet mirë për këtë, marrëdhënia e CEZ-it me kompaninë DIA, të hetohet qartësisht marrëdhënia e CEZ-it me 9 kompanitë e tjera. Siç është identifikuar si klient pronari i DIA-s, ashtu unë jam në gjendje t’iu identifikoj edhe 9 të tjerët; dy çekë dhe 7 shqiptarë; si klientë të qeverisë së asaj periudhe”, shpjegoi më tej deputeti socialist Braçe.

Deputeti Braçe e vë theksin në njërën prej këtyre 9 kampanive, të quajtur “Ce2Services”, pasi – sipas tij, – në kontratë ajo ka një specifikë ndryshe nga të tjerat.

“Është kontrata midis CEZ-it dhe kompanisë ‘Ce2Services shpk’, e cila ka një paragraf të posaçëm vetëm për mbledhjen e detyrimeve nga kompania Albpetrol. Interesante është se, përqindjet për mbledhjen e detyrimeve nga kjo kompani publike, ku 100% të aksioneve i zotëronte qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe ku ndikimi i qeverisë ishte i drejtpërdrejtë për të mbledhur këto detyrime, përqindja e arkëtimeve (Fee-ja e suksesit) shkonte nga 32% për principalin dhe 50% për interesat e kamatëvonesave të kësaj kompanie”, shpjegoi Braçe.

Këto qëndrime të Braçes janë të njëjtat me ato të 4 viteve më parë, atëherë kur ai, nga selia e PS denonconte aferën CEZ. Por i pyetur se, përse gjatë dy viteve në qeverisjes së koalicionit të majtë nuk ka pasur asnjë hetim, ai thotë se Prokuroria, përfshi agjenci qeveritare, duhet të ishin marrë me këtë çështje./ Top Channel

Next Post

Flamuri palestinez ngrihet sot në OKB

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Ndërtimet pa leje “fundosin” të tjerë zyrtarë dhe efektivë në Sarandë, lëshohen 12 urdhër-arreste

May 25, 2026
Pse “non grata” nuk blihet dot me para?!

“5-vjetori i non-gratës”, Sondazhi: 75% të shqiptarëve nuk iu intereson fare halli i Berishës

May 25, 2026
“Po e merr PD-në me vete në varr…”, Haxhiu: Portreti i doktorit është për në mur, jo të drejtojë partinë

“Po e merr PD-në me vete në varr…”, Haxhiu: Portreti i doktorit është për në mur, jo të drejtojë partinë

May 25, 2026
Rusia kërcënon me sulme të reja ndaj Kievit dhe u bën thirrje të huajve: Largohuni menjëherë!

Rusia kërcënon me sulme të reja ndaj Kievit dhe u bën thirrje të huajve: Largohuni menjëherë!

May 25, 2026
“Fishekzjarret i hodhi Rama…”/ Salianji për “zgjedhjet” në PD: Morën pjesë 4 mijë vetë, mosha mesatare 70 vjeç

“Fishekzjarret i hodhi Rama…”/ Salianji për “zgjedhjet” në PD: Morën pjesë 4 mijë vetë, mosha mesatare 70 vjeç

May 25, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

Vizita e Dendias në Tiranë, Nazarko: Greqia ushtron presion ndaj Shqipërisë për shkak të integrimit

May 25, 2026
“Nuk është momenti për Nenin 4…”, ambasadori shqiptar në Kiev: Sulmet ruse mbi selitë tona? Do qëndrojmë…

“Nuk është momenti për Nenin 4…”, ambasadori shqiptar në Kiev: Sulmet ruse mbi selitë tona? Do qëndrojmë…

May 25, 2026
“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

Alibeaj: Kapitulli 23, numri “Michael Jordan” i procesit të integrimit të Shqipërisë në BE

May 25, 2026
“Rama është në rreth të kuq”, Berisha: Raporti i IBAR kaloi për shkaqe gjeopolitike!

“Rama është në rreth të kuq”, Berisha: Raporti i IBAR kaloi për shkaqe gjeopolitike!

May 25, 2026
Nën gazin lotsjellës opozita turke gjen një yll të ri! Özgür Özel del në skenë si rivali i ri i Erdoganit

Nën gazin lotsjellës opozita turke gjen një yll të ri! Özgür Özel del në skenë si rivali i ri i Erdoganit

May 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In