• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Islami: Rama, kryeoligark, kryepinjoll dhe kryemjaftist

by
17/08/2015 18:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Islami: Rama, kryeoligark, kryepinjoll dhe kryemjaftist

 

Kastriot Islami vijon ta mbajë një sy brenda partisë së tij të dikurshme. Ja si e përshkruan ai raportin e Ramës me grupimet brenda PS.

 

“PPSH u reformua/modernizua nga reformatorët, në përbërje të cilëve ishin: i) profesorët që s’kishin qënë asnjëherë anëtarë të PPSH por filluan të kontribuonin në politikë duke filluar nga 1991 si dhe ii) të rinjtë që erdhën nga greva e studentëve të dhjetorit 1991. Rama kur erdhi në 2005 në krye të PSSH i spastroi të gjithë “profesorët e të rinjtë, themelues e reformatorë të PS” duke i zëvëndësuar me “oligarkët e individët me rekorde kriminale”.

Grupi tjetër ishin “pragmatistët/oportunistët”, tekniciene, ish anëtarë të PPSH, që ishin afruar në PPSH në periudhën e “perestrojkës dhe gllasnostit” gorbacian; këta gjithjnë do të ishin kundër reformimit të shpejtë të PPSH në fillim të cdo nisme për reformim dhe në fund do të bashkoheshin me fituesit reformatorë. Edhe këta Rama në 2005 e në vjim i “spastroi” përgjithsisht.

Grupi i tretë ishin “trashëgimtarët” e PPSH, ish anëtarë të forumeve të larta drejtuese të PPSH por të papërlyer drejtëpërdrejtë në “mëkatet” e PPSH; këta gjithnjë e vazhdimisht ishin kundër reformimit të shpejtë të PPSH sepse reformimin e konsideronin si eleminues për ta.

Rama e ka ruajtur përgjithsisht këtë grupim e madje e ka “pasuruar” me “trashëgimtarët”/pasonjësit e ish anëtarëve të Byrosë Politike apo të Komitetit Qëndror të PPSH.

Rama projektin e Sektit të tij “trikëmbësh” e ka mbështetur në tri grupime 1) “trashëgimtarët e pasonjësit/pinjollët” që një pjesë i gjeti dhe i ruajti në 2005 dhe një pjesë tjetër i solli vetë; 2)oligarkët nga biznesi, media e individet me rekorde kriminale, e 3) mjaftistët, g99­shat e ata te nomeklatures se bashkisë. Arsyeja e kësaj lidhjeje të qënësishme është e thjeshtë: Rama vetë është përfaqsues e drejtues i këtyre tri grupimeve si pinjoll, kryeoligarg e kryemjaftist. Këto tre grupime kanë qënë dhe janë jo vetëm në shërbim të projektit të Ramës për ta kthyer PS në një Parti Sekt, por drejtohen prej tij”.

Next Post

Dy motrat i nxorrën "të palarat" familjes, babai: Fisi më kërcënon!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com