Ndryshe nga i gjithë spektri politik, deputeti dmeokrat Kastriot Islami ka një këndvështrim krejt të ri për atë që duhet të synojë Reforma në Drejtësi.
Në një shkrim të tijin, ai thotë se reformë duhet të godasë mediat që sulmojnë opozitën, duke vrarë sipas tij fjalën e lirë.
Sipas Islamit, mediat oligarke ushqehen nga paratë e krimit për të mbrojtur qeverinë.
“Media oligarke, ushqehet cdo dite e cdo ore nga fondet publike dhe asetet publike, fryhet e trashet me parate e pista te korrupsionit e krimit, duke sulmuar kundershtaret e rregjimit, duke vrare fjalen e mendimin e lire, si dhe duke zbukuruar deshtimet e rregjimit te “oligarkise, korrupsionit, kriomit dhe banditizmit…” e thurrur lavde per kokoshin 200 milionesh, dhe banden e 40 hajduteve.-shkruan Islami.
****
Reforma e drejtesise ka per mision te crrenjose “oligarkine, krimin, korrupsionin, banditizmin…” qe drejton qeverisjen e vendit… Ndersa Drejtesia e reformuar duhet te godase pa meshire e kompromis edhe OLIGARKINE MEDIATIKE/MEDIAN OLIGARKIKE duke vecuar qartas median e ndershme te fjales dhe mendimit te lire nga media e ndotur dhe e ndryre e rregjimit te “oligarkise, banditizmit, krimit dhe korrupsionit…“, shkruan zëvendëskryeministri në hije.-vijon deputeti i PD.









