• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

ISIS, teologët përpilojnë rregulloren e seksit me femrat e skllavëruara

by A R
29/12/2015 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teologët e Shtetit Islamik kanë nxjerrë një rregullore të detajuar që përcakton se kur “pronarët” e femrave të skllavëruara nga grupi ekstremist mund të bëjnë seks me to.

Rregullorja, ose “fatwa” ka forcën e ligjit dhe me sa duket shkon përtej deklarimeve të mëparshme mbi këtë temë. Ajo hedh dritë mbi përpjekjet e grupit islamik për ri-interpretimin e mësive shekullore për të përligjur skllavërinë seksuale të grave në pjesët e Sirisë dhe Irakut që ka nën kontroll.

Fatwa është gjetur midis shumë dokumenteve të kapur nga forcat e operacioneve speciale të SHBA, gjatë një sulmi në Siri në maj, që kishte si objektiv një zyrtar të lartë të ISIS. Pjesë të dokumentit janë parë nga agjencia Reuters, e cila ka bërë të ditur sot lajmin.

Teologët shkruajnë se disa vëllezër muslimanë kanë shkelur rregullat e trajtimit të skllaveve. “Këto shkelje nuk lejohen nga Sherihati”, shkruhet në Fatwa, ndaj edhe janë përmendur rregullat që “rregullojnë” sjelljen karshi skllaveve.

fatwa

Midis rregullave fetare është ndalimi i një babai dhe të birit që të bëjnë seks me të njëjtën skllave ose që pronari që ka në skllavëri nënë e bijë mund të zgjedhë midis tyre, por nuk mund të bëjë seks me të dyja.

Rregullorja ndalon seksin me një femër që ka menstruacione, deri sa ato të kalojnë dhe të pastrohet plotësisht.

Nëse femra është shtatzënë, duhet pritur deri sa të lindë për të bërë seks me të.

Nëse dikush ka në pronësi dy motra, nuk mund të bëjë seks me të dyja. Motra me të cilën nuk bën seks duhet të shitet, dhurohet ose të lihet e lirë.

Nuk lejohet seksi anal me skllavet.

Nuk lejohet aborti nëse femra është shtatzënë.

Nëse një femër lihet shtatzënë nga pronari i saj, ajo nuk mund të shitet dhe lihet e lirë pas vdekjes së tij.

Pronari i një femre nuk mund ta shesë atë tek një individ që e di që do t’i bëjë keq ose gjëra që Allahu i ndalon.

Nëse pronari e shet ose e liron femrën që ka skllave, ai nuk mund të bëjë më seks me të, pasi ajo nuk është më pronë e tij.

OKB dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar Shtetin Islamik për rrëmbi të vazhdueshme dhe përdhunime të mijëra grave e vajzave që nga mosha 12 vjeç, veçanërisht nga komuniteti Jazidi në veri të Irakut. Shumë syresh u janë dhënë luftëtarëve si shpërblim ose janë shitur si skllave seksi.

is is1 is2 is3

http://video.dailymail.co.uk/video/mol/2015/12/18/4273212277185924396/640x360_4273212277185924396.mp4
http://video.dailymail.co.uk/video/bc/rtmp_uds/1418450360/2015/07/20/1418450360_4364156475001_4364150925001.mp4

Next Post

Bashkia Tiranë 'u dhuron' fëmijëve një kopsht të rikonstruktuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In