• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

ISIS: Sulmi në Teksas u bë nga ne!

by
06/05/2015 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavarësisht se prokurorët federalë deri tani e kanë cilësuar sulmin në Teksas si terrorist, nga Shtëpia e Bardhë thonë se është ende herët për ta lidhur me militantët e Shtetit. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest ka thënë se sulmi nga dy personat e armatosur është “ende nën hetime” dhe sipas tij është shumë herët në këtë moment të thuhet nëse ISIS është përgjegjës.

“Kjo është ende nën hetime të FBI-së dhe pjesëtarëve të tjerë të komunitetit të inteligjencës për të verifikuar ndonjë lidhje të këtyre dy individëve me ISIS apo ndonjë organizatë tjetër terroriste”, ka thënë Earnest. Dje, grupi ekstremist Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin duke thënë se autorët janë “dy ushtarë të kalifatit”.

Policia ka identifikuar autorët e sulmit si Elton Simpson dhe Nadir Soofi, të cilët po banonin bashkë në një apartament në Finiks të Arizonës. Ata hapën zjarr mbi një qendër ku po mbahej një konkurs për karikatura të profetit Muhamed.

Dokumentet e gjykatës tregojnë se Elton Simpson ka qenë nën mbikëqyrje që nga viti 2006 dhe në vitin 2010 ishte dënuar për dëshmi të rreme para agjentëve të FBI-së rreth dëshirës së tij për t’u bashkuar me xhihadistët në Somali. Edhe agjentët e FBI-së po vazhdojnë hetimet rreth këtij sulmi.

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

Greqia paguan borxhet e FMN

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com