• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ISIS planifikon të sulmojë në Tiranë, media britanike: Në shënjestër ambasada ruse në Shqipëri

by Java News
21/12/2016 15:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shteti Islamik përfshin edhe selinë e Ambasadës ruse në Tiranë, në listën e përfaqësive diplomatike që planifikon të sulmojë në të gjithë botën. Sipas gazetave britanike “Daily Mail” dhe “The Sun”, në listë përveç Ambasadës në Shqipëri janë edhe ato në Iran, Ugandë, Azerbajxhan, etj.

Militantët e grupit xhihadist kanë shpërndarë një dokument me adresat dhe informacionet e kontaktit të ambasadave ruse, pas vrasjes shokuese të të dërguarit të Moskës në Ankara dhe pas sulmit në një treg të mbipopulluar Krishtlindjeje në Berlin, gjatë së hënës.capture1

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar shërbimet sekrete të vendit të tij të rrisin sigurinë brenda dhe jashtë kufijve në kundërpërgjigje të sulmeve.

Agjencitë ruse të lajmeve kanë cituar Putinin t’u ketë thënë drejtuesve të sigurisë: “U kërkoj shërbimeve speciale të ndërmarrin masa shtesë për të siguruar sigurinë brenda dhe jashtë Rusisë, për të rritur sigurinë e institucioneve ruse dhe punonjësve rusë jashtë vendit”.

Presidenti ka kërkuar gjithashtu që, përmes kanaleve të partneritetit, të forcojnë punën e tyre falë bashkëpunimit me agjencitë e shërbimeve sekrete të vendeve të tjera.

Putin urdhëroi gjithashtu gjatë së hënës kryediplomatin e tij dhe shefat e spiunazhit të bëjnë çmos për rritjen e sigurisë ndaj diplomatëve rusë anembanë botës.tch/a.k

Next Post
Disfata e thellë në Dibër, Basha: Humbën ata që u joshën nga paratë e krimit

Basha: Dekriminalizimi po jep frytet e para, beteja e radhës zgjedhjet e lira

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com