Veprimet e Shtetit Islamik sa vjen e bëhen më mizore.
Vendimi i tyre i fundit ka shokuar shumë njerëz pasi është sa mizor aq edhe i palogjikshëm.
Ata kanë nxjerrë një rregull ku thuhet se “duhen vrarë gjithë fëmijët me të meta mendore”.
“Fëmijët me sindromën Dawn, apo çdo lloj forme të keqformimeve, duhën ekzekutuar para se të mbushin tre muaj”, thuhet në vendimin e ISIS.
Për momentin ky është thjesht një rregull gojor dhe ende nuk ka filluar zbatimi në masë.
Sipas observatorit Mosul Eye, në Irak kryesisht fëmijët e xhihadistëve të huaj që janë martuar me gra irakene kanë keqformime të lindura.
Sipas Mosul Eye, mënyra për ekzekutimin e fëmijëve është zgjedhur ajo e injeksioneve apo mbytja me jastëk.