Militantët e Shtetit Islamik në Siri kanë hyrë në një zonë e cila është trashëgimi kulturore dhe që është nën menaxhimin e UNESCO-s në Palmira. Lajmi bëhet i ditur nga BBC sipas të cilës Organizata Monitoruese Siriane për të Drejtat e Njeriut ka raportuar se ende nuk ka evidentime për ndonjë shkatërrim të artefakteve.
Militantët kanë marrë kontrollin një aeroport, burgjet dhe ndërtesat e shërbimit intelegjent pasi forcat qeveritare u zmbrapsën.
ISIS-i vetëm pak kohë më parë ka shkatërruar qytetet antike në Irak që datojnë prej kohës para-islamike.









