• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

ISIS merr përsipër sulmin me 3 të vrarë & 8 të plagosur në Gjermani

by A R
24/08/2024 22:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia arrestoi një djalë 15-vjeçar në lidhje me sulmin fatal me thikë në qytetin perëndimor gjerman të Solingen. Adoleshenti, sipas asaj që shkruan BBC, nuk është i dyshuari kryesor, por besohet se ka pasur dijeni për sulmin përpara se të ndodhte.

Dy burra të moshës 56 dhe 67 vjeç, së bashku me një grua 56-vjeçare mbetën të vrarë në sulmin e mbrëmjes të së premtes, të cilin kancelari gjerman Olaf Scholz e cilësoi një “akt të tmerrshëm”.  8 persona të tjerë mbetën të plagosur.

Ndërkohë, përgjegjësinë për sulmin e mori i ashtuquajturi Shteti Islamik. Për momentin nuk është e qartë lidhja mes autorit të ngjarjes dhe grupit terrorist.

15-vjeçari i lidhur me këtë çështje u ndalua mëngjesin e kësaj të premteje, pasi 2 gra raportuan se kishin dëgjuar një bisedë mes tij dhe një tjetër personi, ku diskutonin sulmin, tha policia gjermane.

Teksa adoleshenti mbetet në paraburgim, hetuesit po përpiqen të përcaktojnë se kush e ndërmori aktin e rëndë. Motivi nuk dihet ende, por policia tha se nuk e përjashtonte terrorizmin. Para festivalit nuk kishte pasur asnjë kërcënim terrorist dhe në zonë nuk kishte siguri të lartë.

Policia po ashtu tha se kishin gjetur disa thika në vendngjarje dhe se po kryehen ekzaminime për të parë nëse ndonjëra prej tyre u përdor në sulm.

Autori nisi të godiste kalimtarët e rastit gjatë festivalit ku festohej 650 vjetori i themelimit të qytetit industrial të Solingen. Pas sulmit në zonë shpërtheu paniku, duke e bërë të vështirë për policinë që të mund të dallonte autorin.

/a.r

Next Post
Aksident me katër të plagosur në Gramsh, detajet e para nga ngjarja e rëndë

Aksident me katër të plagosur në Gramsh, detajet e para nga ngjarja e rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet “,zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet “,zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

April 5, 2026
Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

April 5, 2026
“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

April 5, 2026
Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

April 5, 2026
Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

April 5, 2026
Dyshohet për krime lufte në Kosovë, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Brendshme serbe

Dyshohet për krime lufte në Kosovë, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Brendshme serbe

April 5, 2026
Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Përplasen dy makina, pasagjerja përfundon në spital

Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Përplasen dy makina, pasagjerja përfundon në spital

April 5, 2026
Tragjedi në Mesdhe, mbytet varka me emigrantë pranë Libisë, 80 persona të zhdukur, 32 të shpëtuar

Tragjedi në Mesdhe, mbytet varka me emigrantë pranë Libisë, 80 persona të zhdukur, 32 të shpëtuar

April 5, 2026
Mbrojtja e Thaçit kundër kërkesës për dënim me 45 vjet: Duhet të lirohet

Mbrojtja e Thaçit kundër kërkesës për dënim me 45 vjet: Duhet të lirohet

April 5, 2026
Kriza e karburanteve, dy luftëra që ndryshuan kanalet e furnizimit me naftë dhe gaz

Kriza e karburanteve, dy luftëra që ndryshuan kanalet e furnizimit me naftë dhe gaz

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In