Grupi i Shtetit Islamik (ISIS) mori përsipër autorsinë e sulmit ku u regjistruan 84 të vdekur gjatë festimeve të organizuara me rastin e Festës Kombëtare më 14 korrik në qytetin francez në Nisë, raportoi sot agjencia e lajmeve Amaq e lidhur me grupin xhihadist.
“Autori i operacionit të kryer në Nisë është një ushtar i Shtetit Islamik. Ai ekzekutoi urdhrin për kryerjen e këtij sulmi në kundërpërgjigje të thirrjeve për të shënjestruar të gjithë shtetasit e koalicionit që luftojnë ISIS-in”, njoftoi Amaq duke cituar një burim të sigurisë. (java / r.a)