ISIS ka lëshuar një mesazh që thotë se “e gjithë Evropa është nën terrorizmin e tyre”, pas sulmeve në Munih. ISIS në aplikacionin telegram përgëzoi sulmin në Gjermani, i cili deri më tani dihet se ka lënë nëntë të vrarë.
Por, ka pretendime se sulmi mund të mos jetë kryer nga ISIS, por nga një grup gjermanësh racistë, transmeton Gazeta Express.
Sulmi ndodhi pasdite në një qendër tregtare në Marienplatz U-Bahn. ISIS ka thënë se shpresojnë që Allahu do të sigurojë një numër të lartë vdekjesh.
Gjithashtu, grupi terrorist ka shpërndarë foto dhe video pas sulmit në Munih. Një postim në Tëitter në gjuhën arabe tha se sulmi ishte dëshmi se ISIS është duke u rritur.
Postimi shkruante: “Shteti Islamik është duke u zgjeruar në Evropë”. Agjencia e Lajmeve të ISIS – Amaq – nuk ka lëshuar ndonjë qëndrim ose video që sugjeron se ata janë përgjegjës për sulmin. (b.an)