Grupi militant Shteti Islamik ka përdorur gaz helmues në sulmet në fund të qershorit, në zonat e kontrolluara nga kurdët në Siri dhe Irak, ka thënë milicia kurdë. Dy organizata me seli në Mbretërinë e Bashkuara, të cilat kanë hetuar sulmet, kanë konfirmuar se militantët e Shtetit Islamik kanë përdorur armë kimike kundër forcave kurde dhe civilëve në Siri dhe Irak.
Ata thanë se agjentët kimikë janë përdorur gjatë sulmeve kundër kurdëve në Peshmerga më 21 dhe 22 qershor. Forcat kurde janë duke luajtur një rol të rëndësishëm në luftën kundër grupit militant Shteti Islamik në Siri dhe Irak, të cilët po dëshirojnë që të ndërtojnë “kalifat”.
Milicia kurde YPG në Siri tha se grupi militant kishte hedhur “predha kimike të improvizuara” më 28 qershor, në zonat e kontrolluara nga ta në qytetin Hasaka dhe në pozicionet e kurdëve në qytetin Tel Brak në Siri.









