Pjesëtarët e Shtetit Islamik kanë vrarë 280 persona në provincën siriane Deir al-Zor, raportojnë zyrtarët lokalë për mediat ruse, transmeton Mirrori britanik. Një burim tjetër i afërt me Qeverinë në Damask, për Reuters thotë se janë vrarë dhjetëra persona, civilë proqeveritarë, bashkë me familjarët e tyre. Sipas tij, numri arrin në 250, shumë nga të cilëve thuhet se u është prerë koka.
Në mesin e të vrarëve ka gra, fëmijë e pleq. Masakra ndodhi pasi organizatat humanitare ruse kishin dërguar ndihma në atë rajon. Thuhet se ISIS ka kryer këtë masakër meqë ka akuzuar popullatën për bashkëpunim me Ushtrinë e Sirisë.