Isida Mollaymeri përlotet në Ftesë në 5: Zgjedh një fëmijë të dytë para dasmës

Disiplina dhe përkushtimi i baletit kanë qenë pjesë e rëndësishme e rritjes së Isida Mollaymerit.

Gjatë intervistës në “Ftesë në 5”, me moderatore Bieta Sulon, balerina foli për një periudhë të re të jetës së saj, duke rrëfyer për dashurinë, mëmësinë, karrierën dhe dëshirën për të zgjeruar familjen.

Isida ndau edhe detaje nga njohja me bashkëshortin e saj, i cili tashmë është përshtatur me jetën pranë familjes së saj.

“Ai është shumë familjar, jemi njësoj. Kam marrë edhe familjen me vete, të gjithë si paketë, edhe kredia…”, tha ajo me humor.